LAJMI I FUNDIT:

Revizorët konstatojnë parregullsi në punën e Entit Hidrometeorologjik të Maqedonisë

Revizorët konstatojnë parregullsi në punën e Entit Hidrometeorologjik të Maqedonisë

Në Entin Hidrometeorologjik, Revizioni shtetëror ka konstatuar se në disa pozita pune janë punësuar njerëz me arsim joadekuat. Sipas revizorëve vendimi i këtillë sjell rrezik që të punësuarit të mos munden t’u përgjigjen detyrave të dhëna. Në mënyrë plotësuese të punësuarve u është mundësuar të punojnë me turne- madje edhe nga 24 orë pa ndërprerje ndërsa në këmbim kanë marrë ditë të lira pune. Revizorët kanë konstatuar se kjo praktikë nuk është në pajtim me Ligjin për Marrëdhënie Pune dhe paraqet rrezik rrogat e paguara të mos jenë pasqyrë reale e orarit të kaluar në punë.

“Mënyra e tillë e organizimit të orarit të punës nuk siguron gjithmonë numrin e nevojshëm të orëve të kërkuar me ligj në nivel mujor, ndërsa për muaj të caktuar tek një numër i caktuar i nëpunësve paraqitet tepricë e orëve, për çfarë kanë ngritur procedura gjyqësore për kompensimin e shtesave për punë jashtë orarit, kompensim në pushim javor, për punë në festa, shpërblim për mbi 150 orë”, thonë nga Revizioni shtetëror.

Revizioni ka të bëjë për vitin 2018. Kështu, në regjistrat e kontabilitetit para dy viteve është paraqitur situata prej tetë milion e dyqind mijë denarë. Rreth 5 milion denarë janë shpenzuar për raketa kundër breshrit.


“Për pjesën e mbetur të rezervave të materialeve dhe pjesëve rezervë në vlerë prej 3 milionë e 148 mijë denarë, revizionit nuk i janë prezantuar dëshmi përkatëse për konstatimin e gjendjes”, theksojnë nga Revizioni shtetëror.

Kontrolli i dokumenteve në Entit Hidrometeorologjik ka treguar se mungon pajisja. Revizorët kërkojnë persona përkatës të vërtetojnë përgjegjësi te të punësuarit për mungesën.

“Komisioni i regjistrimit ka konstatuar mungesë të 29 copëve pajisje- kompjuterë laptop, televizorë, aparate digjitale, me vlerë aktuale prej 46 mijë eurove”, pohojnë nga Revizioni shtetëror.

Raporti i revizionit është përgjegjësi e ushtruesit të detyrës drejtor Ivica Todorovski i cili në këtë detyrë është që nga 3 gushti i vitit 2017. Enti Hidrometeorologjik nuk ka pasur asnjë vërejtje për raportin e revizionit shtetëror./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Komandanti i KFOR-it jep detaje nga nata kur ndodhi sulmi në Ibër-Lepenc

Komandanti i KFOR-it jep detaje nga nata kur ndodhi sulmi në Ibër-Lepenc

Siguri
Xhavit Haliti thirret të dëshmojë në procesin gjyqësor kundër Vukotiqit dhe Drashkoviqit, vrasësit e Enver Hadrit

Xhavit Haliti thirret të dëshmojë në procesin gjyqësor kundër Vukotiqit dhe Drashkoviqit, vrasësit e Enver Hadrit

Lajme
Ngjarja në Tiranë: Zbardhet dëshmia e shoqeve të 21-vjeçares, shkuan me dëshirë në banesë për të qëndruar me djemtë

Ngjarja në Tiranë: Zbardhet dëshmia e shoqeve të 21-vjeçares, shkuan me dëshirë në banesë për të qëndruar me djemtë

Lajme
Kamionit të bllokuar në terminal i këputet litari i metaltë, arrestohet shoferi i kamionit

Kamionit të bllokuar në terminal i këputet litari i metaltë, arrestohet shoferi i kamionit

Kronika e Zezë
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
PDK hapë fushatën, Memli Krasniqi: Votoni 131 për një Kosovë ma të mirë me Bedri Hamzën kryeministër

PDK hapë fushatën, Memli Krasniqi: Votoni 131 për një Kosovë ma të mirë me Bedri Hamzën kryeministër

Politikë
Kalo në kategori