Dy marrëveshjet për politikën e jashtme mes Kosovës dhe Shqipërisë, që priten të nënshkruhen në mbledhjen e radhës mes dy qeverive, po shihen si shumë të nevojshme. Por që duhet të zbatohen në praktikë dhe përmes iniciativave zyrtare, e jo të mbesin vetëm në letër.
Ndarja e përbashkët e shpenzimeve dhe detyrave në lobimin për njohjen e Kosovës, si dhe bartja e përvojës të Shqipërisë tek Kosova për procesin integrues në BE, ishin dy marrëveshjet që i premtoi ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj në vizitën që kishte dy javë më parë në vendlindje.
Këtë të fundit, ministri i Integrimeve Evropiane në Kosovë, Blerim Reka përkundër që e konsideron të nevojshme, thotë se ende institucionalisht nuk di asgjë nga ideja e ministrit Cakaj.
Derisa i bën thirrje diplomatit shqiptar që zyrtarisht të adresojë këtë çështje në mënyrë që të dihen cilat përvoja të mira, e cilat jo të merren Shqipëria.
“Sigurisht se i nevojitet, prandaj duhet diskutuar dhe takuar ministritë. Prandaj duhet bërë planin e punës dhe veçuar nevojat kryesore që i ka, jo vetëm ministria për integrim, por shoqëria e Kosovës. Cilin kapacitet institucional mund të fitojmë nga Shqipëria, cilën përvojë të dëmshme nuk duhet përsëritur nga Shqipëria në mënyrë që ne, me këtë përvojë të tyre të shkojmë përpara. Por, po iu them edhe një herë kjo është një iniciativë jo zyrtare e ministrit të jashtëm për të cilën ne nuk jemi të njoftuar ”,thotë ai, raporton KP.
Në lidhje me këtë, njohësi i integrimeve Evropiane, Besnik Vasolli thotë se si iniciativë është përmendur edhe më herët, por që nuk ka pasur diçka konkrete. Mirëpo iniciativën e fundit e konsideron më serioze dhe thekson se d o t’i shërbejë Kosovës.
“Në rastin me Shqipërinë është shumë e nevojshme që të indentifikohen ato të cilat na hynë në punë edhe neve. Në këtë mënyrë të sigurohemi që ato inkorporohen edhe në ligjet vendore. Në këtë mënyrë ligjet tona të bëhen edhe më të përafërta me të BE-së”, thotë ai.
Ndërsa, pretendimet se brenda këtij viti do të bëhet ndarja e përbashkët mes Shqipërisë dhe Kosovës për shpenzimet dhe detyrat në lobimin për njohjen e Kosovës, i vlerëson si të qëlluara, profesori universitar për marrëdhënie ndërkombëtare, Afrim Hoti.
“Republika e Kosovës dhe e Shqipërisë kanë kapacitete të limituara ekonomike. Diplomacia është një veprimtari shumë e shtrenjtë. Duke u nisur nga ky fakt mendoj se ato mund të mbështesin njëra tjetrën. Si në kuptimin e objekteve, sepse nuk flasim pà «r një ambasadë, por një objekt që ofron shërbime nga dy shtete të ndryshme. Mbi këtë bazë mendoj se është një ide shumë e qëlluar”,thotë ai.
Në aspektin diplomatik, Kosova dhe Shqipëria kanë nënshkruar edhe më herët marrëveshje dhe memorandum bashkëpunimi, por që ka pasur ngecje në zbatimin e tyre.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët
Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës