LAJMI I FUNDIT:

Eliot Engel: Do të punojmë që një ditë ta festojmë pranimin e Kosovës në BE dhe NATO

Eliot Engel: Do të punojmë që një ditë ta festojmë pranimin e Kosovës në BE dhe NATO

Kongresmeni Eliot Engel, përkrahës i gjatë i çështjes shqiptare veçanërisht i pavarësisë së Kosovës, beson se Kosova së shpejti do të jetë anëtare e NATO-s dhe BE-së.

Këtë deklaratë Engel e dha gjatë një vizite në Federatën PanShqiptare.


Ligjvënësi amerikan Eliot L. Engel, anëtar i Komitetit për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve, i cili është njëherësh, edhe bashkëthemeluesi, dhe bashkëkryesuesi i « Grupit për Çështjet Shqiptare të Kongresit – U.S. Congress Albanian Issues Caucus , shoqërohej në këtë vizitë nga veprimtari i njohur Harry Bajraktari – themelues dhe botues i gazetës « Illyria » 1991-1998.

Engel u pritë nga Kryetari i ri i Vatrës Elmi Berisha, dhe drejtuesit e lartë të Vatrës, të cilët i rezervuan një pritje mjaft të ngrohtë, duke i uruar me këtë rast edhe mirëseardhjen në Shtëpinë e Vatrës.

Kryetari i Vatrës, Elmi Berisha, mbas i urojë mikut të madh të shqiptarve mirëseardhjen – më pas foli për rëndësinë e kësaj vizite në Shtëpinë e Vatrës, të Kongresistit Engel, në të cilën ai veçoi atë të kontributit të kongresisitit për Kosovën, si dhe ndihmesën e tij për shqiptarët në Luginën e Preshevës, në Maqedoni dhe në Mal të Zi, dhe miqësinë e tij me Presidentin historik të Kosovës Rugovës.

Më pas në këtë vizitë foli Harry Bajraktari, i cili gjithashtu kujtojë kontributin e kongresistit Engel për çështjen shqiptare, e cila tha Bajraktari është në vazhdimësi për më shumë se tre dekada në Capitol Hill.

Ai tregojë se Kongresmeni Engel, ka qenë një përkrahës i madh i Kosovës që kur u zgjodh në Kongres në 1989, dhe e pati njohur atë.

“Kongresmeni nënshkroi rezolutën për shprehjen e mbështetjes për Presidentin Rugova në fillim të viteve 1990 … Pas pavarësisë së Kosovës, Kongresmeni Engel u përpoq ta sillte Kosovën në MCC. Angazhimi i Engelit për Kosovën nuk ndalet këtu, është i shumtë. Ne kemi nderin të kemi një mikë si Engel, në Kongres, i cili është mik i të gjithë shqiptarëve, prej nga Lugina e Preshevës, Kosovës, shqiptarëve në Mal të Zi dhe Maqedoni “tha Bajraktari.

Bajraktari përmendi si shumë të rëndësishëm gjatë fjalës së tij në Vatër edhe Fondacionin e Millenniumit, ku kontributi i Engel, për Kosovën, bëri të mundur që Fondacioni Millennium të implementojë një Korporatë të Mijëvjeçarit të Sh.B.A., MCC, MCC, mbi energjinë dhe transparencën qeveritare.

Ku siç dihet vitin e kaluar MCC dhe qeveria e Kosovës nënshkruan një program pragu prej 49 milion dollarësh (afërsisht 41.6 milion euro) që synonte të promovojë rritjen ekonomike përmes zbatimit të projekteve për energji elektrike të besueshme dhe rregull-ligj.

Kurse, Editorja e seksionit anglisht të Diellit, e Rafaela Prifti, e mbesa e ish sekretarit federatës pan shqiptare Vatra, ish redaktor i gazetës Dielli, foli për historikun 108 vjeçar të Vatrës, pse u themelua Vatra, rolin dhe kontributin historik të shqiptarëve për më shumë se një shekull.

“Lufta dhe përpjekjet e vatranve dhe patriotëve për pavarësinë e Shqipërisë, ato për liri e të drejta të shqiptarëve në Kosovë, e viset shqiptare e Çamëri, si dhe veprimtarinë e zhvilluar në periudhën e sundimit komunist kundra regjimit në Shqipëri- ishin të mëdha këtu në Amerikë”, tha Rafaela Prifti – Editore e anglishtes në gazetën Dielli.

Ndërkohë, Kongresmeni Engel theksoi se partneriteti midis Shqipërisë, Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara ‘mbetet të jetë i fortë si asnjëherë më parë.

Kurse lidhjet e tij me shqiptarët – Kosovën dhe çështjen shqiptare Engel ia dedikojë tërësisht njohjes së tij 30 vjet më parë me Harry Bajraktarin.

“Unë gjithmonë kam thënë që Kosova do të jetë një komb i lirë dhe i pavarur, me gjithë zërat skeptik për këtë. Ju gjithmonë do të keni mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, tha ai.

Engel beson se Kosova do të jetë anëtare e NATO-s dhe BE-së.

“Unë e di se një ditë ne do të festojmë pranimin e Kosovës në Bashkimin Evropian dhe NATO. Ky është qëllimi që kemi për të ardhmen e Kosovës. Ju gjithmonë mund të mbështeteni tek unë si shoku juaj- si miku juaj andaj ju e keni derën e hapur në zyrën time në Kongres sa herë t’ju nevojitet”, tha në fund Engel./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Lajme
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Lajme
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Human Rights Network dënon sulmin e ministrit Murati ndaj mediave dhe shoqërisë civile

Human Rights Network dënon sulmin e ministrit Murati ndaj mediave dhe shoqërisë civile

Lajme
Vendosja e kamerave të sigurisë në veri, Elshani: Do të krijojmë një klimë të sigurisë më të madhe te qytetarët

Vendosja e kamerave të sigurisë në veri, Elshani: Do të krijojmë një klimë të sigurisë më të madhe te qytetarët

Elfije Boletini
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Kalo në kategori