Lajmi i ndarjes nga jeta të ish-numrit dy të regjimit ngriti sërish debatin mbi trashëgiminë hoxhiste në Shqipëri. Fatkeqësisht, diktatura dhe komunizmi u trajtua si klishe në gjithë tranzicionin e 30 viteve, dhe ende sot shifrat e dhunës nuk janë të plota. Regjimi la pas gjashtë mijë të vrarë, (ende mbi pesë mijë prej tyre nuk u gjenden eshtrat), 16 mijë të burgosur politikë mes të cilave një mijë gra e vajza dhe mbi 60 mijë të tjerë të internuar e dëbuar. Komunizmi i ardhur pas lufte, la Shqipërinë në 1991, pas gjysmë shekulli, në tre vendet më të varfra globit. Por, ky ishte vetëm fillimi.
E me gjithë këtë bilanc, Nexhmija vdiq e qetë në shtëpinë e saj, e patrazuar nga askush, mes jetës si publiciste, si dëshmi e gjallë e dështimit të shoqërisë në larjen e hesapeve me të kaluarën.
Askush nuk është i lumtur sot me vdekjen e Nexhmijes. Sepse do të duhej që ajo të kishte mbyllur sytë në burg, aty ku e kishte vendin. Vetëm kështu njerëzit do mund të mësonin se ç’do të thotë diktaturë dhe ç’do të thotë të ndëshkosh krimet e komunizmit.
Është shumë e vështirë sot të shpjegosh për brezin e ri dhe brezat që do të vijnë këto krime aq kohë sa fajtorët jo vetëm që nuk ndëshkohen por rehabilitohen.
Kështu tentoi të bënte edhe Nexhmija që gjithmonë e gjente një dritare për të thënë se sa i mirë ishte Enveri i saj i pagabueshëm.
Vdekja e Nexhmijes pa një ‘mea culpa’, pa lënë asnjë gjurmë, asnjë shenjë ndëshkimi është krimi i radhës në vazhdën e krimeve që lidhen me emrin e saj.
Sot, pas largimit të saj, nuk mund të thuhet me saktësi se cila ishte trashëgimia e saj e plotë kriminale. Çuditërisht vejusha e fundit e ish-Lindjes nuk ngjalli kureshtje për studim biografik të thelluar. Ndoshta se e konsideronin dogmatike. Nexhmija nuk ka pasur një të dytë edhe pse mund të ngjasojë me Eleni Çausheskun. Biografët e diktatorëve të njohur kanë tentuar të zbardhin ndikimin e grave të tyre. Modelet janë të shumta, nga Nadezhda e Stalinit e cila vrau veten në pamundësi për të ndalur mizoritë e të shoqit, apo Jovanka e painteresuar e diktatorit jugosllav, Tito. Jeta e Nexhmijes meriton një studim serioz për të zbuluar Ledin Makbeth të shqiptarëve.
Roli i saj në diktaturë si numri dy i regjimit është provuar, mes dëshmive të shumta dhe shënimeve dokumentare që priten ende të zbardhen. Një vëzhgim i hollësishëm të tregon se shoqet e saj të shkollës në Institutin “Nëna Mbretëreshë” u zhduken të gjitha. Nexhmija nuk kurseu askënd e madje edhe shoqen e bankës, Nadije Dumën, por edhe rivalet si Liri Gega, Liri Belishova, Fiqret Shehun, e patjetër më të mira të brezit të saj, si Musine Kokalari, Meri Papakristo, Shenaze Juka, Ganimet Gjelani, Didi Bixhaku, Shahniah Dosti, Drita Kosturin, Gjyslyme Dervishi. Historia e çdonjërës prej tyre të mbush sytë me lot.
E natyrshëm revoltohesh me largimin e qetë të Nexhmijes. Po pastaj?! Viktimat e saj presin drejtësi. Bulevardi i Tiranës i ngjan një skene krimi, jo për faktin se shumë prej pjesëve të tij është ndërtuar nga puna e detyruar e të burgosurve, por se pllakave të tij shëtisin të pashqetësuar dhjetëra “nexhi” të tjerë.
Nuk është kurrë vonë për drejtësi. Pa dënuar krimet e së kaluarës, nuk do ketë qetësi.
Dje u bë publike edhe letra-testament e vejushës e cila edhe në momentet e fundit të jetës nuk shfaqi asnjë moment pendese. Nuk kishte aty asnjë rresht ndjese për jetët që preu në mes kjo grua që vetë e mbushi një shekull, herë si protagoniste dhe herë e tërhequr sipas orekseve të kohës e moshës.
Nexhmija e tha me testament që nuk beson në Zot ndaj mallkimet për të nuk vlejnë por mallkim më të madh se sa yt bir mos dojë të të shohë me sy sa je gjallë dhe mos vijë të të hedhë një grusht dhe’ kur vdes, besoj nuk ka.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëXhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Një javë më parë rusët kryen një sulm me tanket e modifikuara në Donetsk, kësaj radhe ukrainasit përgatitën një pritë për ta
Një yll tek Bayerni, tjetri tek Barcelona – dy ekipet po përgatiten për një marrëveshje të madhe shkëmbimi
“Kontrata duhet respektuar” – Jetmirin e kap frika e produksionit, pas deklaratave që kishte dhënë?
Vetëm 12 minuta lojë, Vedat Muriqi realizon gol ndaj Cadizit
Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur