LAJMI I FUNDIT:

Zhernovski-Buriq: Këshilli i Evropës përshëndet miratimin e Ligjit për Prokurorinë Publike

Zhernovski-Buriq: Këshilli i Evropës përshëndet miratimin e Ligjit për Prokurorinë Publike

Zv. ministri për Punë të Jashtme, Andrej Zhernovski kishte takim me sekretaren e përgjithshme të Këshillit të Evropër Marija Pejçinoviq-Buriq, në të cilën u përshëndet miratimi i ligjit për Prokurorinë Publike.

Bashkarisht konstatuan se me këtë akt Republika e Maqedonisë së Veriut demonstron vullnet të fortë politik për të vazhduar reformat në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, duke dërguar një mesazh të fortë për opinionin ndërkombëtar për angazhimin politik të vendit tonë për të marrë vendime të qëndrueshme në një periudhë komplekse parazgjedhore, kur bëhet fjalë për të ndërmarrë hapat e nevojshëm për të vazhduar kursin evropian të vendit.


Sekretarja e përgjithshme e Këshillit të Evropës, Buriq i përshëndeti reformat gjyqësore në vendin tonë dhe nderoi të gjithë procesin e bërë dhe dha mbështetje për të gjitha proceset me qëllim të përmirësimit të shoqërisë sonë.

Zhernovski gjatë qëndrimit në Gjenevë realizoi takime edhe me me Ministrat e Jashtëm të Gjermanisë, Heiko Mass, të Francës, Le Drian, të Danimarkës, Kofod, të Austrisë Schallenberg, të Kroacisë Radman, të Greqisë, Dendias, gjegjësisht zv. ministrin shqiptar, Agron Tare, të Rumanisë, Cornell Ferruta, të Katarit Loliva Rashid Al Kater, Emiratet e Bashkuara Arabe, Ahmed Al Agarman dhe Japonisë Omi Asako./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja

Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
​Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare

​Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare

Lajme
Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar

Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar

Lajme
“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij

“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij

Lajme

"Ratko Mlladiq hero i popullit" - grafitet që po provokojnë qytetarët shqiptarë në veri

Lajme
Kalo në kategori