Tërmeti i 26 Nëntorit ishte fatkeqësia e shqiptarëve, por Edi Rama e kalëroi pa pikën e mëshirës. Katër ditë pas tërmetit, unë pata shkruar tekstin “I am the King, I am Edi Rama”. Në të vërtetë, ai u soll pikë për pikë ashtu siç e pata parashikuar unë; madje tejkaloi pritshmëritë e mia.
Në Italinë fqinje mbërriti virusi i frikshëm, që në të vërtetë ka vdekshmëri shumë të lartë krahasuar me epidemitë e tjera virusale. Deri më tani, sipas statistikave zyrtare kineze, Shkalla e Vdekshmërisë është 2.1 për qind në shkallë kombëtare, 4.9 për qind në Vuhan, 3.1 për qind në Hubei, dhe 0.16 për qind në provincat e tjera. Këto të dhëna janë raportuar nga NHC e Kinës.
Sipas të gjitha gjasave, shkalla mesatare vdekshmërisë është rreth ose mbi tre për qind e të infektuarve. Në të vërtetë, një shkallë tepër e lartë.
Gjendja ekonomike dhe sociale e shoqërisë shqiptare është tejet e vështirë. Në të vërtetë, ajo është në kufijtë e pamundësisë absolute. Imunologjia e shtresave të tëra të popullsisë është shumë e dobët, kjo si rezultat i kequshqyerjes, mungesës së ushqimeve me përmbajtje e nevojshme të proteinave dhe vitaminave. Specialistët e kuptojnë mirë se çfarë do të thotë një organizëm i paushqyer. Familje të tëra ushqehen keq, ose shumë keq, ndërsa të tjera hanë vetëm një vakt në ditë. Me siguri, me përhapjen e mundshme të K, viktimat e para do të jetë kjo shtresë e popullsisë.
Kontrollet dhe masat që ka marrë qeveria janë qesharake. Ka dy ditë që Italia gjendet nën alarm kombëtar nga përhapja e virusit, ndërsa janë shënuar tre viktima dhe mbi 100 të infektuar.
Shqipëria vazhdon njëlloj rutine vrastare, ku shihen disa bluza të bardha, teksa bredhin duke u zgërdhirë në terminalet e trageteve të sapoardhur nga Italia. Asgjë më shumë.
Kjo sjellje është tronditëse. Është çmenduri fatale.
Unë jam i bindur se Edi Rama e dëshiron Koronavirusin në Shqipëri. Sepse, në rrethanat aktuale, ai nuk mund të gjejë aleat më të mirë sesa “armën” që ngjall frikë, shkakton gjendjen e rëndë, vdekjet. Kjo lloj situate do të “forconte” shtetin në emër sigurisë publike, dhe, në këto rrethana, në plan të parë do të ishte mbijetesa, asgjë tjetër.
Unë u bëj thirrje mjekëve, atyre që u dhimbset vërtetë ky popull i mjerë, të marrin masat urgjente që gjendja në terren të ndryshojë. Përndryshe, në një përhapje të mundshme të epidemisë, me siguri edhe Shqipëria mund të vihet në karantinë ndërkombëtare.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
“Ngjarjet në ndeshjen ndaj Espanyol kanë tejkaluar çdo kufi të gabimit njerëzor” - Real Madridi reagon ashpër ndaj gjykimit
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë
“Grupi ‘Fisnikët’ u larguan kur erdhi ajo”, Banorët për Rozanën: Më mirë të dalë jashtë, të ruajë pak fytyrë që i ka ngelur
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze