LAJMI I FUNDIT:

ASH: Vetingu i vërtetë për BDI dhe sistemin e drejtësisë do të ndodh pas 12 prillit

ASH: Vetingu i vërtetë për BDI dhe sistemin e drejtësisë do të ndodh pas 12 prillit

E “përgëzojmë” BDI që paska vendosur sipas Bujar Osmanit të “reformohet”, por kjo fatkeqësisht është një gënjeshtër, thonë nga Aleanca për Shqiptarët

“Shqiptarët do i besonin kësaj gënjeshtre sikur Bujar Osmani i dyshuar nga Prokuroria Speciale Publike, për korrupsion te lartë, i dyshuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare si Ministër i shëndetësisë, të kishte dalë të paktën njëherë para drejtësisë. Shqiptarët do i besonin “reformimit” te BDI-së nëqoftëse Bujar Osmani do të kishte dhënë dorëheqje pas refuzimit të komisionit të BE që Maqedonia e Veriut ti hap negociatat me BE. Zëvendës Kryeministri për Eurointegrime, është ndër përgjegjësit kryesor që nuk u hapën negociatat me BE, i njëjti fajësoi Francën dhe shtetet e BE, duke qenë i vetëdijshëm se vet ai është zyrtar i lartë qeveritar i dyshuar për korrupsion të lartë.

Shqiptarët do i besonin sot BDI për reformimin e saj, nëqoftëse BDI do të ishte distancuar nga deputeti Xhevat Ademi i cili sipas dëshmisë së prindërit të të plagosurit u akuzua si shkaktar i plagosjes në dasmë BDI dhe lideri i saj u vunë në mbrojtje të deputetit kauboj”, thuhet në deklaratën e ASH-së.


Osmani paralajmëron veting brenda BDI-së
Lexo po ashtu Osmani paralajmëron veting brenda BDI-së

Nga atje shtojnë broçkullat e Bujar Osmanit për Veting nuk pinë ujë më, sepse vetingun më të mirë do tua tregojnë shqiptarët më 12 prill, ku ndëshkimin e par do ta marrin nga votuesit shqiptar, që BDI i ka shfrytëzuar për më shumë se 15 vite, duke shijuar pushtetin, duke u korruptuar, ndërsa shqiptarët duke i varfëruar dhe duke i dërguar në mërgim./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Lajme
Arrestohet Nol Nushi i PSD-së

Arrestohet Nol Nushi i PSD-së

Lajme
Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Siguri
Projekti 1.4 miliard euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit

Projekti 1.4 miliard euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit

Lajme

"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm

Lajme
Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot

Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot

Lajme
Kalo në kategori