Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez ranë kokë e këmbë në dashuri me njëri tjetrin që herën e parë që u panë!
Ylli i futbollit dhe modelja u takuan 4 vite më parë, kur 22-vjeçarja ishte thjesht punonjëse në një dyqan. Çifti u pa bashkë për herë të parë në nëntor të 2016-ës, teksa shëtisnin në Disneyland të Paris-it.
Mjaftuan disa fotografi të shkrepura nga paparacët, që lajmi i dashurisë së tyre të mbushte faqet e revistave dhe portaleve të botës.
Të binte në dashuri me një djalë si Ronaldo, do ta trazonte jetën e qetë të Rodriguez-it. Asokohe, Georgina ishte shitëse në një prej dyqaneve të Gucci-it, kur Ronaldo kaloi rastësisht për të bërë blerje. Shkëndijat e para u vunë re që në takimin e parë, por koha s’mjaftoi atë ditë për ta. Fati kishte rezervuar një tjetër takim!
Dyshja rastistën në një event të organizuar nga Dolce&Gabbana ku ishin të dy të pranishëm. Kësaj here, as Ronaldo dhe as Rodriguez nuk ia lanë më gjërat rastësisë.
“Ka qenë dashuri me shikim të parë. Ka shumë harmoni mes nesh. Jemi toleratë dhe të komunikueshëm, nuk mërzitemi kurrë me njëri tjetrin.”- u shpreh Ronaldo gjatë një intervistë për Corriere della Sera.
“Para tij dridhesha, por ishte e pashmangshme çfarë lindi mes nesh.”- do të thoshte pak kohë më vonë, Georgina, e cila u shpreh se çfarë i bëri për herë të parë përshtypje tek ai ishte gjatësia, fiziku dhe fytyra e tij e hijshme. Më vonë do të kuptonte se çfarë donte vërtet tek ai ishte mënyra se si e dashuronte dhe kujdesej për të.
Shumë shpejt, çifti u bë epiqendra e thashethemeve mediatike dhe të gjithë sytë ishin mbi vajzën spanjolle.
Kush ishte 22-vjeçarja që bëri Ronaldon të binte kokë e këmbë në dashuri? Fillimisht u aludua se Rodriguez do të ishte thjesht një romancë e shkurtër e futbollistit të famshëm dhe se s’do të vononte shumë lajmi i ndarjes së tyre, por ja që ndodhi krejt e kundërta.
Georgina rrëmbeu jo vetëm zemrën e futbollisti portugez, por edhe të familjes së tij. Shpejt ata shpallën lajmin se ishin zyrtarisht të fejuar dhe nisën të jetonin bashkë.
Kësaj here Cristiano kishte bërë zgjedhjen e jetës. Rodriguez do të ishte gjysma e tij dhe nëna e fëmijëve. Një vit më vonë, në 2017-ën, Georgina u bë nënë për herë të parë, e ndërsa Ronaldo baba i një vajze të quajtur Alana Martina.
Familja do të shtohej edhe më kur disa muaj më vonë, erdhën në jetë binjakët Mateo dhe Eva, të lindur nga një nënë surrogate që vinte nga SHBA-ës.
Rodriguez ishte zyrtarisht nënë e 4 fëmijëve, përfshi këtu edhe djalin 8 vjeçar të Ronaldos.
“Jeta ime ka ndryshuar për mirë që kur kam takuar Ronaldo-n. Nuk më kanë interesuar kurrë ish-et e tij, i kam dashur gjithnjë fëmijët dhe për mua 4 nuk janë një problem. Janë bekim!”- u shpreh Rodriguez.
Georgina ia doli ta mbajë familjen e bashkuar, pavarësisht agjendës së ngarkuar të futbollistit, jetesa e Cristiano-s ka ndryshuar, edhe falë disiplinës së saj si grua dhe si mama.
Historia e dashurisë mes shitëses dhe futbollistit të famshëm i ngjan një përralle dhe tani që kanë gjithçka, për ta mbyllur ëndrrën ka mbetur vetëm dasma!
Ndonëse nuk ka ende një datë, çfarë dihet deri tani është që Georgina ka provuar shumë fustane nusërie dhe se do të jetë një ceremoni e vogël, me njerëzit më të afërt të të dyve.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Lirohuni nga fatkeqësia dhe energjia negative: Rituali i cili pastron shpirtin, liron trupin nga qëllimet e këqija të njerëzve të tjerë!
Këto janë pesë kafshët shtëpiake më të pasura në botë: Ato fitojnë një shumë të madhe, e gjitha kjo falë pronarëve të tyre të pasur
Si ta dalloni nëse ka kamera të instaluara fshehtazi në një dhomë hoteli?
Shumica e njerëzve përdorin shumë detergjent rrobash, sa ju nevojitet vërtet?
Hëna e plotë e janarit: Si do të ndikojë për të gjitha shenjat
Si ta dalloni nëse ka kamera të instaluara fshehtazi në një dhomë hoteli?
Në cilin vend jetojnë të rinjtë më të pakënaqur në Evropë?
Lirohuni nga fatkeqësia dhe energjia negative: Rituali i cili pastron shpirtin, liron trupin nga qëllimet e këqija të njerëzve të tjerë!
Herën tjetër kur blini sfungjerë kini parasysh ngjyrat, secila ka një funksion specifik
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri