LAJMI I FUNDIT:

Monitori i zgjuar i laptopit që mund të hapet në tri ekrane të ndryshme

Monitori i zgjuar i laptopit që mund të hapet në tri ekrane të ndryshme

Në këtë monitor për laptop të krijuar nga Mobile Pixels, ndodhen edhe dy ekrane tjera, që mund të hapen në gjithsej tri ekrane të ndryshme, që shfaqin materiale në mënyrë pavarur.

TRIO është krijuar për profesionistet që duhet të kryejnë obligime të ndryshme, derisa kanë përpara vetëm një pajisje, transmeton Telegrafi.


Duke shfrytëzuar disa magnete, TRIO qëndron në pjesën e pasme të monitorit kryesor të laptopit, për të mundësuar të punohet në të tri ekranet e ndryshme, në të njëjtën kohë.

Ky monitor e ka mundësinë e rrotullimit të njërit ekran, që të ofrojë mundësinë sa më të mirë për prezantim, për dikë që ndodhet në anën tjetër.

Për më shumë, ekranet mund të lakohen nga 18 deri në 270 shkallë. Me lehtësinë që e ka, TRIO pretendohet të jetë edhe një shpenzues shumë i vogël i energjisë.

Si pasardhës i Mobile Pixels DUEX, TRIO thuhet të jetë një ndryshues i lojës, për ata që tërë jetën e kanë të varur nga laptopi. /Telegrafi/