Në një studio televizive ka eskaluar, deri në kërcënim për qërim fizik hesapash, debati ndërmjet kryetarit të Partisë Radikale Serbe, Vojislav Sheshel dhe kryetarit të Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës, Nenad Çanak.
Debati mes radikalit Sheshel dhe liberalit Çanak ka eskaluar, në studion e TV ”Pink” kur ky i fundit ka kërkuar që lideri i radikalëve serbë, i dënuar për krime të luftës në Bosnjë e Hercegovinë e Kosovë, ta pranojë gjenocidin e kryer ndaj popullatës civilë në Srebrenicë, ku forcat serbe të udhëhequra nga gjenerali serb, Ratko Mladiq, ekzekutuan tetë mijë civilë boshnjakë.
“Unë dëgjova me një vetëkontroll të madh atë që thoshte krimineli i dënuar i luftës, Vojislav Sheshel, i dënuar me 10 vjet burg. Unë dëgjoj një kriminel lufte, i cili është një shembull i egër i gjenocidit…”, ka thënë Çanak, përcjell Telegrafi.
“Ai po promovon edhe këtu jo tolerancën, urrejtjen… duke vazhduar atë për çfarë është dënuar në Hagë… Po e dëgjojë dikë që pa asnjë problem diçka që ishte një gjenocid, po përpiqet ta shndërrojë në një krim..” tha Çanak, duke treguar se si mbi tri vjet u bombardua Sarajeva pa ndërprerë…
Ai tha se nuk ishte gjenocid vetëm vrasjet masive, por edhe plani për dëbimin e popullatës, që i takonin një kombi dhe besimi tjetër, plan ky zbatuar nga një grup njerëzish.
Pasi numëroi gjenocidin e kryer nga forcat serbe gjatë luftërave në sish Jugosllavi, Çanak i thotë udhëheqëses së emisionit se njerëzit që janë kriminelë lufte dhe që kanë kryer gjenocid, ju i silli në pozitë që të jenë bashkëbisedues të barabartë me palën tjetër [viktimat].
“Ju me këtë formë po i legjitimoni këto veprime. Ju me këtë emision duke sjellur në studio kriminelin e luftës, jo për herë të parë, po e sillini veten në pozitë që të arsyetoni gjenocidin si metodë e zbatimit të politikës. Kjo është e papranueshme… unë jam këtu që ta them këtë zëshëm”, tha ai, duke përmendur rastin e javës që shkoi, kur radikalët e Sheshelit sulmuan fizikisht aktivisten e të drejtave të njeriut në Beograd, Natasha Kandiq dhe aktivistë të tjerë, përcjell Telegrafi.
Ai e ka sulmuar televizionin se për qëllim të rritjes së shikueshmërisë po sjell në studio kriminel si Shesheli…
Ndaj kësaj ka ndërhyrë Shesheli, duke i thënë Çanakut, se “po të rrjedh kokaina nga hunda”.
Ndërsa, Çanak ia kthen duke i thënë, “Zoti Sheshel, të lutem shko ndërroji pelenat, sepse kundërmimi yt nuk po durohet”. Më tej Çanak tha Se nuk mund të ketë ish-kriminelë lufte, ish-pedofilë, ish dhunues, ish-vrasësi i fëmijëve … “nuk mund të cilësohen ‘ish’ por janë Kriminelë”.
Ndërkohë, Sheshel kërkoi që të flas, por Çanaku ndërhyri duke i thënë se “nuk mund të flasësh. Çka do të flasësh ti?”
Sheshel ia kthen duke i thënë: “Hesht more. Të mos të heshti unë aty ku je, more kafshë”.
Çanak ia kthen duke i thënë: “Eja mbyllma, ti derr. A ke thënë se do ta rrahësh secilin që të thotë kriminel lufte. Kriminel i luftës’’. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëCilat shtete evropiane kanë përqindjen më të lartë të duhanpirësve?
Si zjarret në Kaliforni po theksojnë dallimet në qëndrime midis Trumpit dhe Bidenit
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Trump komenton takimin viral me Obamën: Ndoshta ne e pëlqejmë njëri-tjetrin
Si arriti Elon Musk të bëhet njeriu më i pasur në botë?
Shpërthejnë protesta të dhunshme në Kinë pas vdekjes së një adoleshenti
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025