Flakët që kanë kapluar një shtëpi në Misissippi të Shteteve të Bashkuara, kanë qenë fatale për një nënë dhe gjashtë fëmijët e saj që vdiqën brenda, përfshirë edhe njërin që kishte vetëm një vjet.
Vetëm babai i ka shpëtuar flakëve, por është dërguar në spital shkaku i ngufatjes nga tymi dhe djegieve në lëkurë, të shkallës së dytë, transmeton Telegrafi.
Hetuesit kanë thënë se ngjarja që ndodhi pak pas mesnatës, nuk ishte si pasojë e ndonjë loje apo pakujdesive, ndërsa i kanë lënë fajit instalimit të dobët elektrik.
Kjo shtëpi nga druri, ishte ndërtuar në vitin 1951 dhe është djegur brenda një kohe shumë të shkurtër. Grilat e vendosura në dritare, besohet të kenë qenë shkaktarët, që familjarët të mos mund të ikin prej dritareve.
Viktimat janë nëna 33-vjeçare, që me profesionin ishte mësimdhënëse, si dhe fëmijët e saj pesë djem dhe një vajzë, më i madhi prej të cilëve ishte 15-vjeçar.
BBC raporton se pesë fëmijë janë gjetur në një dhomë, derisa nëna dhe një fëmijë në dhomën tjetër, ndërsa babai e ka pasur të pamundur t’i shpëtonte. Zjarrfikësit janë detyruar që për afro 40 minuta, ta vënë zjarrin nën kontroll.
Në rrjetin social Twitter, është vënë një postim, që tregon se si dukeshin familjarët që pësuan në këtë aksident, si dhe babai i tyre që mbeti i lënduar, derisa ishin duke kaluar jetë normale. /Telegrafi/
A GoFundMe account has been set up to help with funeral costs and medical expenses Jake Presley is facing. This has been verified: https://t.co/2iBwP0qI89
— Mike Evans (@crabblers) February 8, 2020
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëShtetasi turk iu vërsul me thikë policëve izraelitë në Jerusalem, qëllohet për vdekje – publikohen pamjet e momentit rrëqethës
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri
Si në filma, policët amerikanë dhe dy persona të armatosur shtien mbi njëri-tjetrin – humbin jetën katër zyrtarë dhe katër tjerë plagosen
Rusia humb kontrollin e ishullit kyç
Një termet me fuqi prej 4.3 magnitudë godet Kroacinë
Dy rezervistë izraelitë të vrarë në qendër të Gazës, u goditën gabimisht nga tanku i IDF-së
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës