LAJMI I FUNDIT:

Pas 50 vitesh pritje, bëhet xhamia e parë në Ljubljanë, pavarësisht kundërshtimit të ashpër

Pas 50 vitesh pritje, bëhet xhamia e parë në Ljubljanë, pavarësisht kundërshtimit të ashpër

Xhamia e parë në Slloveni u hap në kryeqytetin Ljubljana të hënën pas tejkalimit të pengesave financiare dhe kundërshtimit të krahut të djathtë, 50 vjet pasi u bë kërkesa fillestare për ndërtim.

Kundërshtarët e projektit – përfshirë ata që kritikuan financimin e tij nga Katari – në mënyrë të përsëritur janë përpjekur ta ndalojnë atë, transmeton Telegrafi.


Kreu i bashkësisë islame Nedzad Grabus tha që hapja e xhamisë ishte “një pikë kthese në jetën tonë”.

Myslimanët në vendin me shumicë katolike fillimisht paraqitën një kërkesë për ndërtimin e një xhamie në fund të viteve 1960 ndërsa Sllovenia ishte ende pjesë e ish Jugosllavisë komuniste.

Komuniteti më në fund mori leje 15 vjet më parë, por u kundërshtua nga politikanë dhe grupe të krahut të djathtë, si dhe probleme financiare.

Ndërtimi, i cili filloi në vitin 2013, kushtoi rreth 34 milionë euro, nga të cilat 28 milionë ishin dhurime të Katarit, sipas Grabus.

E vendosur në një zonë gjysmë industriale të Lubjanës, xhamia, e cila mund të mbajë deri në 1.400 njerëz, përbën thelbin e Qendrës Kulturore Islamike me gjashtë ndërtesa.

Qendra gjithashtu përfshin zyrat e komunitetit; një qendër arsimi, e cila përfshin një bibliotekë; një restorant; një fushë basketbolli dhe një minare të lartë 40 metra.

Të gjitha ndërtesat janë bërë nga betoni i bardhë i kombinuar me çelik, qelq dhe dru. 

“Ne kemi dashur të lidhim vlerat e arkitekturës tradicionale islamike me arkitekturën bashkëkohore”, i tha AFP arkitekti Matej Bevk duke shtuar se fasadat e qelqit të qendrës kishin për qëllim të tregojnë transparencën e tij.

Deri më tani, myslimanët ishin duke adhuruar dhe mbajtur ceremoni në salla sportive ose ndërtesa me qira.

Ata përbëjnë 2.5 për qind të dy milion njerëzve në vend, që përbëjnë grupin e dytë më të madh fetar, sipas regjistrimit të fundit të vitit 2002. Grabus vlerësoi se kishte rreth 80,000 myslimanë aktualisht.

Kundërshtarët e projektit janë përpjekur dy herë ta ndalojnë atë, një herë në 2004 dhe përsëri në 2009, duke kërkuar një referendum. Gjykata kushtetuese i mohoi të dyja kërkesat.

Kritikët pretendojnë se Katari është një nga financuesit kryesorë të terrorizmit.

Kryetari i Ljubljanës, Zoran Jankoviç, e ka mbështetur projektin.

Azra Lekoviç, një myslimane sllovene në fund të viteve 40, e përshkroi xhaminë si “vendimtare”, duke thënë se fëmijët e saj, 22 dhe 24 vjeç, ishin distancuar nga feja ndër vite.

“Shpresoj se do t’i lejojë fëmijët e mi të kontaktojnë përsëri me bashkësinë islamike, të takojnë njerëz përparimtarë dhe të gjejnë miq që e ndajnë fenë e tyre”, i tha AFP sipërmarrësi nga Sezana në Slloveninë perëndimore. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

Serbia
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
Samiti i paqes për Ukrainën: Çfarë është dhe a do të jetë Rusia pjesë e tij?

Samiti i paqes për Ukrainën: Çfarë është dhe a do të jetë Rusia pjesë e tij?

Botë
Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Evropa
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Babai nga New Jersey detyronte të birin 6-vjeç të vrapojë në “treadmill” sepse besonte se ishte “shumë i plotë – 12 ditë më vonë vogëlushi ndërron jetë nga abuzimi “kronik”

Babai nga New Jersey detyronte të birin 6-vjeç të vrapojë në “treadmill” sepse besonte se ishte “shumë i plotë – 12 ditë më vonë vogëlushi ndërron jetë nga abuzimi “kronik”

Amerika
Kalo në kategori