Kishte më shumë se dhjetë vjet që Bashkimi Evropian kërkonte një rol ndërkombëtar, të cilin këto ditë në Davos dha prova që e gjeti. Së paku që nga 2009 politikëbërja n’Evropë kishte qënë sinonim i të kërkuarit marrëveshje për të mbarështuar krizën e fundit: në fillim atë financiare, pastaj të euros dhe të bankave, më pas të migrantëve, Brexit-i e së fundi valës sovraniste. Të qënit evropeistë kishte përfunduar në mbrojtjen apo rindërtimin e status quo-së. Evropeistët ishin bërë konservatorët dhe reaksionarët e historisë. Ishin rritur në idenë se ishin trashëgimtarë të iluminizmit e të përparimit, ndërsa gjendeshin të ngujuar si elitë e palosur në mbrojtje të sistemit. Siç duket nuk do të jetë më kështu. Në Davos Paolo Gentiloni, komisari i ri i BE-së, i shprehur nga Italia, e përmblodhi në një fjalë të mençur ndryshimin e atmosferës: “Kur nipi im më pyet se çfarë bëj në Bruksel, un përgjigjem: bëj Green New Deal”.
Evropa ka pushuar të shuajë zjarre e të mbrojë të shkuarën. Tashmë mbron t’ardhmen: don të përgjysmojë ndikimin e saj ndotës në dhjetë vite e t’i çojë në zero shpërhapjet e pastra të gazit karbonik në tridhjetë. Mbi të gjitha, në një botë të shënuar nga shemëria ndërmjet Shteteve të Bashkuara e Kinës, don të eksportojë prirjen e saj, duke detyruar dy mbifuqitë t’a ndjekin e mbas tyre të tjerat ekonomi të mëdha. Ursula von der Leyen, gjermanja që ka marrë drejtimin e Komisionit ka lënë të shihet një shkrepëtimë ashpërsie në Davos: meqë pakësimi i shpërndarjeve do të thotë në vitet e ardhshme shtim të shpenzimeve industriale, ka thënë, Evropa do të verë taksa në importin e mallrave nga ata Vende që do të vazhdojnë të bëjnë beleg në ulje duke prodhuar në mënyrë ndotëse. Von der Leyen e ka quajtur “Carbon Adjustment Border Tax”, por është një deklaratë e njëanshme lufte tregtare n’emër të mjedisit. Kush nuk përshtatet, së paku në teori, do të hasë në ledhet e BE-së për eksportet. Është e pamundur të mos jesh në një mëndje me një pjesë të madhe të rrugës së hapur nga von der Leyen. Shkenca nuk lë dyshime mbi faktin se ngrohja globale është një kërcënim i vërtetë.
Mbetet për të kuptuar nëse Evropa do të jetë në gjendje t’a mbështesë synimin e saj brenda një sistemi global, të përmbledhur pikërisht në Davos nga një shprehje e Donald Trumpit mbi homologun e tij kinez, presidentin Xi Jinping: “Unë jam për Amerikën, ai është për Kinën, por pavarësisht nga kjo ne e duam njëri tjetrin”. Trumpi dhe Xi janë dy udhëheqës kombëtaristë, të dy të prirur për të shpërthyer caqet institucionale të fuqive të tyre përbrenda dhe pushtetin e njëanshëm të Vendeve të tyre në botë. Trumpi dhe Xi shohin një sistem ndërkombëtar të themeluar mbi G2-shin, pra mbi ata të dy. Ekonomitë e tyre janë përgjegjëse për rreth 45 për qind të shpërhapjeve të CO2-shit çdo vit (29 për qind vetëm Kina), kundrejt nëntë për qind të BE-së. Dhe, pengesat projektit evropian janë tashmë të dukshme: SHBA kanë dalë jashtë marrëveshjes së Parisit mbi klimën; konferenca e fundit e OKB në lidhje me të (Cop 25) dështoi; dhe në Davos dërgata e Pekinit ka shpjeguar, privatisht, çmimin e përshtatjes nga ana e Kinës: një pakësim të treguesit të rritjes prej dy për qind në secilin prej katër viteve të ardhshme, një mundësi e papranueshme për një regjim, gjithnjë e më shumë të bazuar mbi kultin e personalitetit të Xi Jinpinut. Edhe në konferencën e pritme të OKB-së mbi klimën, në dhjetor rrezikohet një tjetër mos sukses.
Von der Leyenit nuk i mbetet veçse të hapë një luftë tregtare “të gjelbër” kundër Kinës e mbase edhe Indisë. Por, BE duhet të bëjë menjëherë llogaritë me pasojat: me mbishtesat tregtare të larta e të përhershme të prodhimit për eksport, tashmë një çekuilibër kronik, Gjermania, Italia dhe zona euro në përgjithësi varen sot për gati gjysmën e prodhimit industrial nga pjesa tjetër e botës që thith eksportin e tyre. Nëse Evropa do të ngrinte sot “taksat e gjelbra” kundër vendeve që ndotin më shumë, hakmarrjet e Pekinit e të Shtëpisë së Bardhë do të arrinin menjëherë e do t’a çonin atë në rënie ekonomike. Mjedisi është po, prirja e re e Bashkimit. Por, për t’a ndjekur deri në fund, ai duhet të lirohet nga vartësia kronike dhe përjashtimore nga eksportimi industrial për t’u rritur. Do të kishte qënë një revolucion historik, si ai për klimën. /Burimi: “Corriere della Sera”/Përktheu: Eugjen Merlika/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![E akuzojnë se ka hyrë në punë pa meritë, Gerta Gixhari: Unë 22 vjeçe punoja, pagoja shtëpi me qera dhe mbaja edhe Oltën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ptik.jpg)
E akuzojnë se ka hyrë në punë pa meritë, Gerta Gixhari: Unë 22 vjeçe punoja, pagoja shtëpi me qera dhe mbaja edhe Oltën
![CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/11/rumani-kosove-780x439.jpg)
CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën
![Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/04/Erion-Veliaj-780x439.jpg)
Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë
![Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-12T183206.832-780x439.jpg)
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi
![Përplasje në Kuvend, Noka përballet me punonjësin e sigurisë dhe tenton të qëllojë Ballën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/noka-780x439.jpg)
Përplasje në Kuvend, Noka përballet me punonjësin e sigurisë dhe tenton të qëllojë Ballën
![Kritikat për logon për 17 vjetorin e pavarësisë, kompania](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/479233259_1180701167390949_3499260998111493088_n-780x439.jpg)
Kritikat për logon për 17 vjetorin e pavarësisë, kompania "Red Mill" del me një sqarim
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eggli-780x439.jpg)
Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-224005-780x439.png)
"Disa njerëz u vranë këtu, brenda zyrës sonë": Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial
![Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-213435-780x439.png)
Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?
![Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/FOTO-Ilustruse-780x439.jpg)
Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren
![Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/hyjukl-780x439.jpg)
Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje
![Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-12T183206.832-780x439.jpg)
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi