LAJMI I FUNDIT:

Merren mostrat e mbeturinave të bllokuara në Bogorodicë

Merren mostrat e mbeturinave të bllokuara në Bogorodicë

Nga inspektimi i jashtëzakonshëm i dërgesës së mbeturinave në vendkalimin kufitar të Bogorodicës, janë marrë mostra për të vërtetuar në laborator nëse mbetjet e llojit RDF kanë përbërje toksike.
Sipas Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit Jetësor, aktualisht në zonën neutrale me Greqinë janë ndaluar 11 kamionë me 268 tonë mbeturina, të cilat ishin nisur në adresë të fabrikës së çimentos “Usje” në Shkup. Nga Ministria e Ekologjisë thanë se në bazë të lejes së kërkuar nga fabrika, deri më 20 shkurt ata do të importojnë gjithsej 1.000 tonë derivate alternative.

Inspektorati në koordinim me Ministrinë dhe Doganën, kreu një inspektim të jashtëzakonshëm të dërgesës të mbeturinave të ndaluar në vendkalimin kufitar të Bogorodicës. Pas kontrollit të dokumentacionit dhe analizës së mostrave të marra nga inspektorët dhe shërbimet doganore, rezultatet do të shpallen në publik.”-thonë nga Ministria e Ekologjisë.

Nga Fabrika çimentos “Usje” në Shkup, pronarë të të cilës janë grekët, thanë se asgjë nuk është e jashtëligjshme dhe se për ngarkesat e mbetjeve kanë lejet përkatëse. Sipas tyre, vjet kanë importuar vetëm 4.400 tonë mbeturina ose 4% nga leja që posedojnë për 50 mijë tonëve brenda një viti kalendarik. Autoritetet e “Usjes” thanë se asnjëherë nuk kanë shfrytëzuar limitet e tyre legjitime dhe se 35% e derivateve i kanë alternative dhe 65% të tjerat për djegie përdorin mbetje fosile – mazut.


Ndërkaq, në seancën e sotme të Komisionit Parlamentar për Çështje Evropiane u miratua projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për cilësinë e ajrit të ambientit, duke i dhënë dritë jeshile për lexim të parë. Derisa ambientalistët mbeturinat e importuara për djegie i shohin si njërin nga ndotësit kryesorë të ajrit, në anën tjetër, autoritetet në mesditë hoqën masat e jashtëzakonshme kundër ndotjes të cilat vetëm ndërmarrjes së transportit i kanë kushtuar 120 mijë euro.

Sipas Qytetit të Shkupit, pas 42 orësh alarm, në stacionet matëse në kryeqytet përqendrimet ditore të grimcave PM10 në ajër janë nën pragun e përcaktuar prej 175 µg/m3”. Ndërsa, qytetarët thonë se pastrimi i ajrit të mërkurën nuk u bë nga masat e shtetit, por nga reshjet e shiut që freskuan vendin./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj

Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj

Lajme
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës

E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës

Politikë
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama

U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama

Lajme
Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë 'shteti Bektashi' - Samarxhi zbulon detajet

Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë 'shteti Bektashi' - Samarxhi zbulon detajet

Lajme
Slogani nacionalist serb në dyert e Ambasadës së Kosovës në Norvegji sjell shqetësim

Slogani nacionalist serb në dyert e Ambasadës së Kosovës në Norvegji sjell shqetësim

Lajme
Avokati shpalos detajet nga seanca e sotme kur familja e Liridona Ademajt u përballen me vrasësit

Avokati shpalos detajet nga seanca e sotme kur familja e Liridona Ademajt u përballen me vrasësit

Drejtësi
Kalo në kategori