LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti: Vendi ynë ka nevojë urgjente për veting

Ahmeti: Vendi ynë ka nevojë urgjente për veting

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, në emisionin e sotëm në “Klan debat” ka folur rreth zhvillimeve politike në vend.

I pyetur rreth qëndrimeve të opozitës kundër marrëveshjes së Prespës dhe ligjit për gjuhën, Ahmeti theksoi që këto qëndrime janë politikë ditore për nevoja të çastit.

“Të gjithë duhet ta dinë që kthim prapa nga barazia gjuhësore, nga ndryshimi i emrit dhe nga fqinjësia e mirë nuk ka. Në pranverë të këtij viti, Evropa është shumë e interesuar që edhe Maqedonia dhe Shqipëria të fillojnë negociatat me BE-në për anëtarësim në muajin mars”, tha Ahmeti.


Ahmeti vijoi duke thënë që vet krerët e BE-së kanë vlerësuar që mos hapja e negociatave për Maqedoninë dhe Shqipërinë ishte turp i Evropës dhe i Brukselit.

Numri një i BDI-së, madje në këtë intervistë ka folur edhe mbi sundimin e ligjit dhe drejtësinë selektive. I pyetur rreth zhvillimeve që ndërlidhën me Prokurorinë speciale, Ahmeti rikujtoi qëndrimin e BDI-së për veting.

“Vendi ynë ka nevojë urgjente për veting. Veting për politikanë, ministra, deputetë, kryetar komunash, gjykatës, prokurorë dhe për të gjithë. BDI është partia e vetme që ka kërkuar të hetohet nga prokuroria. Unë vet kam kërkuar asokohe nga Katica Janeva sepse po përballemi me shpifje një pas një. Prandaj e kërkojmë si domosdoshmëri sundimin e ligjit nëpërmjet vetingut”, tha Ahmeti.

Në trend Lajme

Më shumë
ShBA lejon blerjen e helikopterëve “Black Hawk” për FSK-në, Fetoshi: Arritja më e madhe për Kosovën dhe mesazh i qartë për Serbinë

ShBA lejon blerjen e helikopterëve “Black Hawk” për FSK-në, Fetoshi: Arritja më e madhe për Kosovën dhe mesazh i qartë për Serbinë

Lajme
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Lajme
Ngrihet atakuzë për terrorizëm, i pandehuri i ishte bashkuar grupit terrorist

Ngrihet atakuzë për terrorizëm, i pandehuri i ishte bashkuar grupit terrorist "Al Nusra" në vitin 2013

Drejtësi
Përmbytjet pas çarjes së digës në hidrocentralit në Bunec të Himarës, Ministria e Mbrojtjes zbulon detajet

Përmbytjet pas çarjes së digës në hidrocentralit në Bunec të Himarës, Ministria e Mbrojtjes zbulon detajet

Lajme
I moshuari i ankohet Kurtit: Çka na dalin 100 euro për ilaçe, një deputet i yti merr mbi dy mijë euro

I moshuari i ankohet Kurtit: Çka na dalin 100 euro për ilaçe, një deputet i yti merr mbi dy mijë euro

Politikë
Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Kronika e Zezë
Kalo në kategori