Mos u habisni kësaj here nga ky titull, o lexuese e lexues tejet të moralshëm të rubrikës sime të përjavshme! Po, po, mos u habisni, sidomos nga mënyra sesi e kam përshtatur në shqipen tonë moderne shkurtesën WC, e cila në “Fjalorin sinonimik të gjuhës shqipe” (botimet EDFA, Tiranë, 2007) shfaqet, ndër të tjera, në trajtat “banjë”, “hale” dhe “derë e vogël”, kurse në të folmen e përditshme po zëvendësohet me fjalën “tualet” më bashkëkohore dhe që e kemi dhuratë nga anglishtja “toilet” (shih “Fjalorin e gjuhës shqipe”, Tiranë, 2006).
Pra, ja si m’u përgjigjën gati njëzëri miku im Françesk Armadhi dhe kolegu i tij Namik Arvogli, të dy pensionistë, kur i pyeta pardje se ku po shkonin me aq nxitim: “Jemi duke kërkuar ndonjë vëcë publike, por nuk po na zë syri asgjëkund një të tillë”. Atëherë i ftova për kafe apo çaj në një lokal, ku ata, me të flakur xhupat mbi karrige, u sulën drejt nevojtores apo, më saktë, drejt tualetit. Kur u kthyen të lehtësuar, më mësuan se njëri kishte hyrë në vëcënë e burrave, tjetri në atë të grave.
Kolegu i mikut tim ndihej edhe më i lehtësuar, sepse askush nuk e kishte parë të hynte e të dilte nga vëcëja e grave. Duke lënë mënjanë aspektin anekdotik e thuajse komik të kësaj ndodhie, vazhdoj të pyes veten për ç’arsye janë rralluar së tepërmi, në mos janë zhdukur nga qarkullimi, nevojtoret, d.m.th. tualetet publike, në kryeqytetin tonë me gati një milion banorë. Të ketë marrë vallë një vendim të tillë Bashkia, ndoshta me nismën ose sugjerimin e Qeverisë? Apo, falë kësaj dukurie, kafenetë, baret e restorantet rrisin të ardhurat e tyre, meqë personat e detyruar nga disa rrethana specifike (në veçanti pleqtë, pensionistët, meshkujt me probleme të prostatës, veshkave, zorrëve etj.), u lënë kamerierëve të paktën aq lekë sa kushton një kafe apo çaj për nderin që u bëjnë duke i lejuar të kryejnë nevojat vetjake në lokalin e tyre?
Përveç kësaj, siç më mësuan dy zotërinjtë e lartpërmendur, ka njerëz të së njëjtës moshë si ata dhe për të njëjtat arsye serioze, të cilët shprehin pakënaqësitë e tyre kur, teksa presin në disa institucione të administratës publike për të zgjidhur një problem çfarëdo, nuk kanë mundësi të kryejnë nevojat e ngutshme vetjake ngaqë dyert e nevojtoreve, d.m.th. të tualeteve, jo rrallëherë janë të kyçura, sepse me gjasë përdoren vetëm nga nëpunësit.
Sigurisht që nuk i duhet ngrënë haku Bashkisë së kryeqytetit lidhur me këtë problem: Ç’është e vërteta, mbaj mend se para disa vitesh, ajo vendosi në disa pika të qendrës së Tiranës një numër nevojtoresh, d.m.th. tualetesh, portative sigurisht, por pas ca kohësh ato u zhdukën si me magji, ndoshta në drejtim të panjohur e pa lënë gjurmë ose, më saktë, pa lënë erë.
(Miku im i vjetër Aqif Qifa do të kishte thënë: “Të paktën të linin ndonjë gjurmë ajrore negativisht të parfumuar, në mënyrë që ne, të moshuarit, t’i ndiqnim thjesht me nuhatje si të ishim qen, meqë nganjëherë kemi nevojë për pampersa, por këta kushtojnë më shtrenjtë se një kafe, kështu që nuk është për t’u habitur sikur një ditë të detyrohemi të urinojmë pikërisht si qentë, duke ngritur njërën këmbë, rrëzë pemëve që do të mbjellë edhe për ne, të moshuarit, Bashkia e Tiranës”).
Po në qytetet e tjera, si është zgjidhur problemi në fjalë? A nuk do t’ia vlente që kryebashkiakët dhe kryekomunarët të mblidheshin rregullisht herë pas here për të këmbyer përvojat e tyre në përballimin e situatës delikate, së cilës po i kushtoj fort seriozisht këtë shkrim?
Përse, në fund të fundit dhe për të mirën e kësaj kauze, të mos organizohen takime, biseda, madje edhe simpoziume shkencore me qëllim themelimin e një strukturë mbarëvendore për t’ua bërë më të volitshëm urinimin dhe jashtëqitjen shtetasve shqiptarë në hapësirat e qyteteve dhe, pse jo, të fshatrave tanë nëpërmjet krijimit të një rrjeti model nevojtoresh, d.m.th. tualetesh, me tërë lehtësirat e duhura, mundësisht elektronike, madje duke i pajisur nevojtarët, d.m.th. tualetarët, me abone të përhershme, falë të cilave këta do të grumbullonin aq pikë, saqë në fund të vitit të përfitonin një numër jashtëqitjesh dhe urinimesh falas, si edhe një dëshmi besnikërie për t’u bërë, pas vdekjes, anëtarë nderi të përjetshëm të bashkive e komunave përkatëse, sidomos, kryesisht e veçanërisht pas zgjedhjeve të 30 qershorit të vitit të kaluar?
Së fundi, por jo më së paku, më duket shumë interesante ideja e hedhur pikërisht nga zotërinjtë Françesk Armadhi dhe Namik Arvogli për organizimin periodik të një sërë takimesh, debatesh e konkursesh konstruktive në radio e televizion, në shkolla të mesme e universitete, në reparte ushtarake dhe burgje lidhur me dixhitalizimin e rrjetit nevojëtoror, d.m.th. tualetor, jo vetëm kombëtar, por edhe ndërballkanik në kuadrin e magjishëm të minishengenit me synim promovimin e edukatës higjienosanitare të përdoruesve të nevojtoreve, d.m.th. të tualeteve, me një fjalë të vëcëve, në kërkim të të cilave ende sot e kësaj ditë vrapojnë në kryeqytet e përtej atij shumë njerëz për arsyet e lartpërmendura, sepse është e pamundur që, veçanërisht të moshuarit, të kalojnë në këmbë, me biçikletë, autobus apo veturë rrugëve e shesheve duke mbajtur me vete një oturak në gjerësinë dhe thellësinë e duhur për të strehuar urinën apo jashtëqitjen e tyre, ose të dyja njëherazi. /Panorama/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Pse duhet të mbani sapun pranë shtratit sa herë që flini?
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
I "uritur" për më shumë minuta - Arda Guler pajtohet t'i bashkohet gjigantit evropian këtë muaj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar