Kjo është një përpjekje për të treguar se pse mendoj që Albin Kurti kryeministër, i duhet Kosovës, edhe pse druaj se ai vështirë se do ta bëjë. Këtu ndahen informacioni dhe konkluzioni logjik me bindjen. Informacionet dhe konkluzionet më thonë se do të duhej ta bënte. Bindja më thotë që s`do ta bëjë. Bindja mund të jetë e gabueshme. Është personale. Ky shkrim është lutje për të rezultuar kundër bindjes sime.
Por, të kthehemi pak prapa…
Në vitin 2011 kishte nisur një proces historik.
Aeroplani që do të dërgonte Edita Tahirin në Bruksel po e shënonte fillimin e dekadës së tretë të procesit të shtetbërjes së Kosovës. Pas lëvizjeve që çuan në çlirim dhe atyre që bënë pavarësinë, po fillonte procesi i legjitimimit ndërkombëtarë dhe pajtimit. Në një përshkrim të thjeshtë, Kosova po definohej në tre dekada. Vitet e ‘90-ta me çlirim, dekada e parë e vitit 2000 me pavarësi dhe dekada e tretë 2010 me konkludim të shtetësisë.
Kjo pritej të kishte shumë ndikim në rajon e më gjerë, por këto nuk janë subjekt i këtij shkrimi. Po mundohem që gjatë gjithë kohës vëmendjen ta mbajmë në Prishtinë.
Skena politike kosovare nuk ishte e gatshme për këtë proces. Në fakt, ishte e ndarë si mos më keq. Ishin grupi pro dialogut me në krye Thaçin që po e përdornin dialogun për të fshehur keq qeverisjen dhe thyerjen e izolimit ndërkombëtar, dhe ishin grupi kundër dialogut me në krye Albin Kurtin, por ku përfshihej edhe shoqëria civile dhe shume individë që donin vëmendje dhe kërkonin famë duke qenë kundërshtarë të dialogut. Nëse veç u intereson, unë gjithmonë kam qenë në këtë grupin e dytë.
Kështu, dialogu u bë tema me përçarëse e shoqërisë. Fal Thaçit e Kurtit, ishte harruar ndjenja që në Kosovë ekzistonte njëfarë tradite me ekipe uniteti e gjëra të ngjashme kur proceset ishin historike. Ne ishim mjaftueshëm të vetëkënaqur me atë që e kishim arritur e që quhej shpallje e pavarësisë. Si rezultat dialogu vazhdoi, u bë riaranzhimi i brendshëm i Kosovës, duke e krijuar terrenin për ndarje.
Strukturat paralele u sollën ne Kuvendin e Kosovës e pastaj edhe në Qeveri.
Dialogu që lehtësonte jetën e qytetarëve, po e vështirësonte funksionimin e shtetit në kufijtë e shpallur me 2008. Ne nuk e morëm seriozisht.
Grupi i Thaçit që ishin pro dialogut po fitonin pranueshmëri ndërkombëtare, grupi i Albinit që ishin kundër tij, po rritej e po fitonte mbështetje popullore. Vështirë të gjykohet kush e kishte më gabim. Ajo që mund të konkludohet është se të gjithë kemi qenë gabim.
Ku jemi tash?!
Një kryeministër i dorëhequr (Ramush Haradinaj) dhe i dërrmuar politikisht, një parti e re (PSD) më një grup të madh ekspertësh e shuar, dhe disa djegie tjera, janë shuma që kemi investuar në një qark dyvjeçar në përpjekje për të ndalur rezultatin final të dialogut – rezultatin e procesit që kishte ndodhur prej vitit 2011, herë me Edita Tahirin, herë me Hashim Thaçin e herë me Isa Mustafën, e ku në fakt gjithmonë ishte me Hashim Thaçin.
Këta u dogjën në përpjekje për të ndërtuar një ekip uniteti që do të përmirësonte rezultatin final. Dështuan në këtë përpjekje për të ndërtuar unitet. Pala që donte të fitonte popullaritet duke qenë kundër dhe pala që donte ta dëshmonte para ndërkombëtarëve se është “good guy” nuk ishin të gatshëm për bashkëpunim. E, grupi simbolikisht rreth Ramush Haradinajt vendosën tërheqjen për të përfituar në kohë. Deshtimit i ndihmoi qeverisja e dobet e Haradinajt. Pra, dështoi uniteti i promovuar nga Shpend Ahmeti e Fatmir Limaj. Dështoi edhe përpjekja e ngjashme e Veton Surroit.
Haradinaj u tërhoq, sikur në taktikat e vjetra të UÇK-së. Bëjë dëm armikut dhe tërhiqu. E vendosi taksën që e ndal dialogun dhe u tërhoq. Dy palët tjera fituan. Thaçi sot është miku kryesor i ndërkombëtarëve, Albini i fitoi zgjedhjet. Qëllimet e tyre u arritën, rezultati final i këtij dialogu që është marrëveshja me Serbinë po pret.
Është e pashmangshme.
E, pse Kurti kryeministër?!
Derisa është duke qëndruar në zyrën e tij në “Dragodan”, e shumë me shumë në banesën e tij, paramendoj që Kurti e ka ndalur këto ditë komunikimin me të tjerët në parti. Ata që e njohin e dinë se procesin e mendimit e reflektimit e ka bukur intensiv. Atij i duhet këto ditë që të marr një vendim të vështirë. Të behët kryeministër e që do të nënkuptonte bashkim me Thaçin dhe angazhim që marrëveshja që do të ketë kompromis të mos jetë shumë e dëmshme. Apo të tërhiqet dhe të rri në opozitë që ta lë Thaçin të bëjë marrëveshje. Kështu, Kurti do ta përdorte kundërshtimin e marrëveshjes edhe për më shumë vota e popullaritet në zgjedhjet e ardhshme.
Në këtë mes, Kosovës nuk i duhet as pala Thaçi as pala Kurti. Në fakt, i duhen të dyja palët. Dëmi tashmë ka ndodhur dhe iluzioni që ne do të dalim me një marrëveshje të paprekshëm është joreal. Bashkimi i të dyja palëve do të ishte përpjekja që duhet të bëjë Kosova për përfaqësim sa më kredibil, në këtë fazë të fundit, në mënyrë që marrëveshja të mos jetë shumë, shumë e dëmshme. Kjo do të nënkuptonte më pak popullaritet për Kurtin, dhe shumë më shumë mundësi për mua që ta sulmoj se si është joparimor. Por, do të ishte më e mirë për Kosovën. Kurti është kurbani i radhës që na duhet në këtë proces të shtetndërtimit. Ose, në të kundërtën, rrezikojmë në një marrëveshje jokredibile, e cila e bënë edhe dekada e radhës të përballet më të njëjtin proces. Edhe dhjetë vjet, të padefinuar. Si Palestina.
Nëse refuzon, Kurti do të dalë me më shumë vota në zgjedhjet e ardhshme, por Kosova do të jetë e braktisur dhe me shpresë të shuar. Si Palestina.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëReshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Diana reagon për herë të parë pas daljes nga BBVK, falënderon publikun ndërsa nuk e përmend fare Arionin!
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyratrëve të tjerë të LDK-së
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Teksa po fluturonte me aeroplan 'mbi llavën e zjarrtë të tij', turistja filmon shpërthimin spektakolar të vullkanit në Islandë
Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje