Në një shkrim të 7 tetorit 2019 – të publikuar një ditë pas zgjedhjeve të fundit parlamentare – kam shprehur dyshimin rreth përcaktimit si kthesë historike të fitores së Lëvizjes Vetëvendosje (LVV). Këtë fitore e konsideroja veç si premisë që e mundëson atë kthesë historike në Kosovë. Aty lehtësisht vërehej frika ime për mundësinë e dështimit të euforisë paszgjedhore.
Droja mbështetej në dy gjëra: së pari kisha frikë nëse fituesi i zgjedhjeve do të dinte të sillej si fitues, meqë vërehej qartë ndjenja triumfaliste, një si lloj protagonizmi ballkanik brenda udhëheqjes së Vetëvendosjes. Druhesha se për shkak të këtij protagonizmi, Vetëvendosje nuk do të arrinte të bënte për vete kuadrot më të mira të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), e jo vetëm saj. Droja e dytë bazohej kryesisht në kulturën autoritare që e karakterizon LVV-në, e cila përherë – e veçanërisht pas skizmës që i ndodhi me grupin që tash i takon Partisë Socialdemokrate – udhëhiqet nga një kulturë politike që në masë të madhe është autoritare. Po të përdornim terma ekonomikë dhe financiarë, do të mund të thoshim se vlera kontabël e LVV-së është e barabartë me një person, me liderin e saj. Kjo vërehej gjatë fushatës zgjedhore, e sidomos tash gjatë procesit të negociatave për formimin e Qeverisë.
Kështu, dyshimi im se rezultati i zgjedhjeve të 6 tetorit nuk është ndryshim historik, por një zhurmë e orkestruar mirë, po del të jetë i saktë. Për të ndodhur ndryshimi historik, ashtu siç e trumbetonin shumë militantë partiakë, kërkohet një mendësi tjetër politike. Ndryshimet historike mund të bëhen nga njerëz që kanë tjetër kulturë politike, që nuk kanë frikë nga kompromisi politik me partitë e tjera, qoftë edhe me oponentët. Politikanët që politikën e konsiderojnë mjet për të sjellë ndryshimet historike, kompromisin e konsiderojnë vlerë e jo dobësi apo kapitullim.
Mandatari për krijimin e Qeverisë së Kosovës ende e ka një shans historik që rreth vetes të ofrojë njerëz të aftë, që e kanë ekspertizën e nevojshme për qeverisje – atë që në gjuhën e biznesit e quajmë ‘know-how’. LVV dhe lideri i saj duhet ta konsiderojë si fat të mirë mundësinë që mund të udhëheq një qeveri të përbërë nga njerëz të rinj, me kulturë dhe ekspertizë perëndimore qeverisëse. Po të isha në pozitën e ‘mandatarit’, unë do t’i gëzohesha këtij fakti, sepse në LDK ka profesionistë të këtillë. Nëse LVV dhe lideri i saj mendojnë se do ta bëjnë ‘ndryshimin historik’ – siç po pretendojnë – me entuziazëm, me militantizëm, pa mendje, pa racionalitet, pa njerëz që i kanë atributet e sipërpërmendura… do të bëjnë të njëjtin gabim që e kanë bërë mandatarët e mëparshëm.
Por, a ka ende shans për të ndodhur ndryshimi historik?
Nga ajo që kemi parë deri sot, shpresat janë të vogla. Kualitetet qeverisëse të këtij ‘mandatari’ ne nuk i njohim, sepse asnjëherë nuk ka qeverisur formalisht. Por, kualitetet e tij si lider partie nuk na japin shumë shpresë. ‘Mandatari’ nuk na ka bindur se do dhe se ka aftësi të menaxhojë suksesshëm situatat e krizës, situatat ato konfliktuale. Po t’i kishte këto kualitete, ndoshta LVV do ta kishte më të lehtë të gjente brenda strukturës së vet personalitete shumë më të mira për t’i nominuar për ministra e nuk do të kishte nevojë të dilte jashtë kufijve për njerëz me kredibilitet të dyshimtë politik.
Prandaj, ritheksoj: ndryshimi historik jo vetëm që nuk ndodhi, por ka rrezik që vendi të lëviz drejt një krize akoma më të madhe sesa jemi aktualisht. Nëse ndodh kjo, atëherë fajin për këtë do ta ketë ‘mandatari’ tashmë formal për krijimin e Qeverisë. Pretendimi se më shumë ka vlerë ruajtja e kredibilitetit të një funksionari të partisë – që momenti e bëri të zgjidhet kryetar i Kuvendit – sesa e ardhmja e këtij populli, është më shumë se matrapazllëk politik.
Shkrimin dua ta mbyll me frazën që e përdora për ta mbyllur shkrimin e 7 tetorit: Neve si popull na është shfaqur vetëm perspektiva për ta ndryshuar të ardhmen tonë. Kjo është në dorën e atyre që do të na qeverisin. Në këtë rast, kjo është në dorën e vetëm një njeriu, ‘mandatarit’ për formimin e Qeverisë. Nëse partia fituese dhe ky ‘mandatar’ do të dinë ta shfrytëzojë këtë rast, kjo mbetet të shihet në një të ardhme të afërt.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Si arriti Elon Musk të bëhet njeriu më i pasur në botë?
Guardiola bën 'goditjen' e parë të janarit: Transferimi 80 milionësh po zbarkon te Man City
G Bani shkon për ta kontrolluar Gjestin teksa po qëndronte nën ujë pa lëvizur në vaskë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025