Nëse po kërkoni këshilla për një jetë të mirë dhe një biznes të suksesshëm, i gjetët
Këta milionerë kanë pasur mentorë të jashtëzakonshëm përgjatë jetës, prandaj i pyetëm mbi këshillën më të vyer që kanë dëgjuar ndonjëherë.
1. “Nuk do t’ia dalësh kurrë pa mua”
Këshilla më të mirë dhe më të keqe ma dha i dashuri im dhe partneri im prej shumë kohësh. Më la për sekretaren time dhe më tha që s’do t’ia dal kurrë pa të teksa po largohej. Më mirë vdisja sesa ta lejoja veten të dështoja. Ajo fjali më bëri më të përkushtuar dhe më bëri të punoj më shumë thjesht për t’i vërtetuar të kundërtën atij. – Barbara Corcoran, themeluese e The Corcoran Group, anëtare e “Shark Tank.”
2. “Bëhu ekspert i diçkaje”
Këtë këshillë ma dha një pedagog në kolegj dhe që kur e dëgjova, jam përpjekur ta aplikoj kudo. Personalisht, jam eksperte në lidership, sipërmarrje, inovim produkti dhe prindërim. Profesionalisht, krijova një kompani që është eksperte në botën e bukurisë. – Marla Beck, themeluese e Bluemercury, që u ble nga Macy’s për 210 milionë dollarë, ideatore e M-16 Skincare dhe Lune+Aster Cosmetics.
3. “Çdo gjë që të ndodh në jetë është neutrale, deri kur ti i vë një etiketë”
Pas një aksidenti ku për pak vdiqa, më dukej sikur jeta s’ishte e drejtë. Në vend që të ndihesha me fat që isha gjallë, isha i nevrikosur dhe i acaruar. Pasi i shpjegova gjendjen time mentorit, më tha: “Të gjitha gjërat që të ndodhin në jetë janë neutrale deri kur i etiketon. Asgjë s’ka kuptim deri kur i jep kuptim.” Ai më ndryshoi perspektivën. Edhe kur nuk shihja dot dritën në fund të tunelit, kisha një zgjedhje. Mund të isha viktima ose mund ta përdorja mundësinë për të frymëzuar të tjerët. – Michael O’Brien, konsulent biznesi, autor dhe themelues i Peloton Coaching and Consulting dhe The Pace line Leadership Academy.
4. “Jep maksimumin në çdo gjë që bën. Rezultati s’është përgjegjësi e jotja“
Këto fjalë m’i tha themeluesi i departamentit të sipërmarrjes në kolegjin tim. M’u desh pak kohë deri sa e kuptova tërësisht këtë këshillë. M’u desh të përjetoja suksese dhe dështime. E vetmja gjë që mund të bësh është të japësh maksimumin. S’ka rëndësi nëse ndryshon diçka në botë. Dikush mund të të marrë punën, një konkurrent mund të nxjerrë në treg një produkt më të mirë ose dikush mund të të fusë pas krahëve. Nuk ke pse e stërmundon veten. – Matt Clark, bashkëthemelues dhe kryetar i Amazing.com.
5. “Ka për të gjithë, thjesht duhet të marrësh atë që do”
Shumë vite më parë, ndihesha e humbur sepse s’po arrija dot synimet e mia. Shefja ime asokohe më frymëzoi me këtë këshillë; edhe pse ishte e zënë dhe e suksesshme, ishte e lirshme dhe e kishte situatën nën kontroll.
Teksa po diskutonim rritjet në detyrë, më tha këshillën e mësipërme. Aty kuptova se ka bollëk dhe begati për të gjithë. S’kam pse ndihem në faj për suksesin tim sepse e di që të gjithë kanë mundësi ta arrijnë. – Michelle Luchese, bashkëthemeluese dhe COO e Manly Bands.
Përshtatur nga USA Today
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKatër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për të gjetur dashurinë këtë vit
Parandaloni lagështinë në dritare me një truk pesë-minutësh
Tri mënyra se si ankthi ndikon në intimitet
Plutoni hyn sot në Ujor dhe do të qëndrojë deri në vitin 2043, çfarë nënkupton kjo dhe tek cilat shenja do të ndikojë?
Gjashtë mënyra për të gjetur më shumë gëzim dhe më pak stres këtë sezon festash
Pse nuk mund të buzëqeshim në foton e pasaportës?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje