LAJMI I FUNDIT:

Tehet e vendosura në këmbët e një gjeli, e mbytën njërin prej organizatorëve të luftërave të gjelave

Tehet e vendosura në këmbët e një gjeli, e mbytën njërin prej organizatorëve të luftërave të gjelave

Në luftërat e gjelave, që po zhvilloheshin në Andhra Pradesh të Indisë, një burrë e ka pësuar me jetë, pasi u pre në bark nga tehet e vendosura në këmbët e një gjeli.

Për t’i bërë këto luftëra sa më të përgjakshme dhe dramatike, gjelave iu vëhen edhe tehe të mprehta në këmbë, praktikë që përdoret sërish edhe pse është e ndaluar me ligj, transmeton Telegrafi.


Viktima është një prej organizatorëve të këtyre luftërave, të cilin i iku shpeza prej duarve dhe përkundër vullnetit të tij u bë i dhunshëm dhe nisi ta sulmonte. Të prerat që pësoi ishin shumë të mëdha, duke bërë që ai të mos i mbijetonte plagëve.

Luftërat e gjelave organizohen si pjesë e Makar Sakranti, që është pjesë e festimeve të kalendarit Hindu dhe zhvillohen në shumë rajone të Indisë.

Megjithëse dënimet janë të larta dhe parashikohet burg për pjesëmarrësit, këto luftëra vazhdojnë sërish të organizohen. /Telegrafi/