Çarshia e Shkupit nuk është më edhe aq e vjetër, siç i thonë. Banorët e lagjes më të moçme të kryeqytetit ankohen se ndërtimet e reja dhe mbindërtimet i kanë shkatërruar identitetin Çarshisë. Përreth dyqaneve të vogla, ngritën objekte të mëdha. Madje, ata thonë se meremetimet e sotshmes, në përpjekje për të rinovuar sipas modës së fundit, janë duke prishur arkitekturën e së shkuarës.
“Çarshia e Vjetër siç e njoh që nga viti 74 kur isha në zanat, nuk është njësoj. Tash me ndërtime të reja është bërë katastrofë, ato duhet të prishen krejt.”
“Më parë, ajo drejtoria për mbrojtje kulturore thoshte se duhen të bëhen meremetimet sipas rregullave, po flas përpara 30-40 vjetëve, kurse tani u shkatërrua e gjitha.”
“Më kujtohet para disa kohe siç ka qenë, e si u katandis sot. Ja kanë prishur pamjen e qytetit të vjetër. Fajet dihet kush i ka por ne nuk jemi ata që ndikojmë diçka.”
Nga Qyteti i Shkupit thonë se janë në pritje të një vendimi të Qeverisë, të cilët kanë angazhuar inspektorët për të gjetur se kush u ka dhënë dritë jeshile ndërtuesve të ngritin pallate pa leje.
Nga viti 2011 Çarshia u shpall si zonë e mbrojtur dhe të gjitha kompetencat për dhënien e lejeve të ndërtimeve nga Komuna e Çairit kaluan në Ministrinë e Transportit. Kreu i Komunës Visar Ganiu, pranon se ka dhjetëra godina të ndërtuara jashtë standardeve dhe bën thirrje që të merren masa.
“Komuna e Çairit ka evidentuar të gjitha objektet që ndërtohen pa leje, e ka informuar Qeverinë dhe Ministrinë, Qytetin e Shkupit dhe Inspektoratin Shtetëror. Kështu edhe pse nuk e kemi në kompetencë ne kemi dal i kemi evidentuar dokumentet dhe presim nga ata se çfarë masash do të ndërmarrin”, tha Visar Ganiu, Kryetar i Komunës së Çairit.
Kryetari i Çairit me bashkë partiakët e tij, erdhi në Çarshi për të promovuar punën e ndërrimit të 97 vitrinave të dyqaneve, të cilat nga funksionarët e BDI-së u patën promovuar disa herë. Sipas programit për zhvillim të turizmit, Ministrat e Ekonomisë si në kohën kur ishin Saraqini, Neziri, Kuqi ashtu edhe ministri aktual Bekteshi tha se meremetimet e Çarshisë ishin premtim i pushtetit.
“Në cilësinë e Ministrit të Ekonomisë jemi duke i ndjekur punimet për ndërrimin e vitrinave të dyqaneve një projekt, i cili ka qenë i premtuar me formimin e kësaj qeverie. Për momentin është duke u realizuar dhe shpresojmë që së shpejti edhe do të përfundoj një investim që e bëjmë së bashku me Komunën e Çairirt”, pohoi Kreshnik Bekteshi, Ministër i Ekonomisë.
Për revitalizimin e Çarshisë thanë se shteti ka ndarë 200 mijë euro, kurse me grantin prej 800 mijë eurove të marra nga Banka Botërore thanë se do të bëjnë ndërrimin e kalldrëmeve, vendosjen e gjitha kabllove prej shtyllave nën tokë etj. Premtime të këtilla për revitalizimin e Çarshisë dëgjohen që nga viti 2000. Ndërkaq, përfaqësues të lartë të BDI-së gjatë vizitave me bizneset e vogla në lagjen e “Plastikave”, zhvilluan aktivitete partiake në orar të punës së shtetit dhe me vetura zyrtare. Në kuadër të kësaj vizite edhe njëherë u përuruan punimet infrastrukturore për zgjerimin e Bulevardin, të cilat në dhjetor i përuroi Petre Shilegov dhe Zoran Zaev./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët
Tre të vdekur nga aksidenti në magjistralen Mitrovicë-Pejë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës