Zehra Haduti, e bija e të arrestuarës Ikballe Berisha-Haduti, në një intervistë për televizionin “Nasr Tv”, kishte folur për luftën ndaj Amerikës dhe Izraelit.
Zehra, e cila ndodhej për studime në Iran, kishte thënë se vendi i saj Kosova nuk është vend islamik dhe me gjithë eksperiencën që kishte marrë në Iran do ta përdorin në shtetin amë.
“Unë jam Zehra Huduti nga Kosova, vendi më i ri në Evropë, para 12 vitesh i njohur si ish-Jugosllavia. Pas luftës ne u pavarësuam dhe janë bërë 11 vite që ne jemi të pavarur dhe një vend i ri.Unë studioj në Iran. Tash jam në këtë konferencë, për ri-zgjimin islam. Kjo është shumë e rëndësishme për vendin tim që nuk është një vend islamik. Unë kam nevojë për diçka të tillë, si kjo konferencë, që të mund të bëjë diçka në vendin tim, pas kësaj konference” kishte thënë ajo.
Zehra, duke qeshur ishte shprehur se gjithë myslimanët janë të bashkuar dhe do ta luftojnë Izraelin dhe Amerikën.
Myslimanët janë të bashkuar. Por, me këtë konferencë, ne mund ta luftojmë Izraelin dhe Amerikën”, kishte deklaruar ajo mes tjerash.
Ndërkaq, nënës së Zahres, Ikballe Berisha-Hudutit, i është caktuar muaj paraburgim, pasi përmes shkrimeve në Facebook, doli kundër vrasjes së gjeneralit iranian Qasem Soleimanit.
Asaj iu konfiskuan edhe disa pajisje elektronike si dhe dëshmi të tjera relevante.
Ikballe Berisha-Huduti njihet si përfaqësuese e sektit Shija në Republikën e Kosovës.
Arrestimi e saj, përveç se në mediat në Kosovë dhe rajon, është bërë lajm edhe në mediat prestigjioze botërore.
Mediumi britanik kujton faktin se policia tha që ajo ishte arrestuar nën akuzën e “nxitjes për të kryer një vepër terroriste”, përcjell Telegrafi.
Reuters vë në pah faktin se Huduti shkroi komente në faqen e saj private në Facebook duke kritikuar Uashingtonin pasi forcat amerikane vranë të premten Soleimanin.
Megjithatë, ajo më vonë ka fshirë postimin duke thënë se fjalët e saj janë nxjerrë jashtë kontekstit nga mediat lokale. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDASH për Telegrafin: Të gjitha raportimet janë të rreme - Escobar nuk është shkarkuar, emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre
Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut
Pse do të reduktohet numri i dëshmitarëve në Gjykatën Speciale, sipas avokatit Musa
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'