LAJMI I FUNDIT:

Skitarja e Kosovës, Era Shala operohet me sukses pas thyerjes së këmbës

Skitarja e Kosovës, Era Shala operohet me sukses pas thyerjes së këmbës

Era Shala ka kryer me sukses operimin e saj pas thyerjes së këmbës gjatë përgatitjeve të sotme para garave të Lojërave Olimpike Dimërore për të Rinj “Lozana 2020”.

Sot (e shtunë) gjatë ditës erdhi një lajm i hidhur për ekipin përfaqësues të Kosovës në LOD për të Rinj “Lozana 2020”.

Skitarja e re, përfaqësuesja e Kosovës, Era Shala ka pësuar një lëndim të rëndë duke thyer këmbën gjatë provave të fundit para garimit të nesërm.


Fat i keq për Kosovën, skiatorja Era Shala thyen këmbën gjatë përgatitjeve
Lexo po ashtu Fat i keq për Kosovën, skiatorja Era Shala thyen këmbën gjatë përgatitjeve

Megjithatë, Komiteti Olimpik i Kosovës ka lajmëruar tashmë se, Era është operuar me sukses në njërin nga spitalet më të mira në Zvicër.

Postimi pa ndërhyrje i Komitetit Olimpik të Kosovës

Skitarja jonë, Era Shala, ka kaluar me sukses operimin, pas thyerjes së këmbës gjatë përgatitjeve të sotme para garave të Lojërave Olimpike Dimërore për të Rinj “Lozana 2020”.

Era po trajtohet në njërin prej spitaleve më të mira në Zvicër, CHUV.

KOK i uron shërim sa më të shpejtë skitares tonë dhe rikthim në garat ndërkombëtare të skitarisë, sport ky të cilin e donë me pasion.

/Telegrafi/