Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, Rejhan Vuniqi, ka pritur Susanne Schütz, drejtoreshë për Evropën Jug-Lindore, Turqi dhe shtetet anëtare të Asociacionit Evropian për Tregti të Lirë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, ndërsa biseduan për zhvillimet e fundit politike në vend.
Në këtë takim, në të cilin ishte i pranishëm edhe ambasadori gjerman në Prishtinë, z.Christian Held, është biseduar për zhvillimet politike në Kosovë, përfshirë sfidat në krijimin e institucioneve të reja pas zgjedhjeve parlamentare të tetorit të vitit të kaluar, thuhet në njoftimin e MPJ-së.
Zëvendësministrja Vuniqi dhe diplomatja Schütz, gjatë këtij takimi, kanë biseduar edhe për zhvillimet politike në rajon, proceset e fqinjësisë së mirë dhe ato të integrimit të Kosovës dhe rajonit në strukturat evropiane.
Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme ka falënderuar Schütz për angazhimin e saj dhe mbështetjen e vazhdueshme dhe shumë të çmuar që Gjermania vazhdon të jep për shtetin e Kosovës.
Raportet e shkëlqyeshme bilaterale midis Kosovës dhe Gjermanisë, sipas Vuniqit, duhet të shfrytëzohen edhe më shumë në rritjen e bashkëpunimit të ndërsjellë në të gjitha fushat me interes për popujt e të dyja vendeve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMbushet stadiumi në Greqi me shqiptarë, Rama: Jeni bota
“Paguhen duke qëndruar në shtëpi” - Drejtoria e Arsimit në Graçanicë keqpërdor mbi një milion euro në vit për pagat e 250 punëtorëve
Quni: Sulmi terrorist i Banjskës mund të përsëritet
Gjendet i vdekur një person në Prishtinë
Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat
Komuna e Graçanicës me standarde të dyfishta, Gashi: Shqiptarët po përjashtohen nga lejet e ndërtimit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak
Zvicra fiton "Eurovision 2024"
Holanda përjashtohet nga finalja e "Eurovision 2024"
Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron