Horoskopi i hollësishëm vjetor për vitin 2020 parashikon për Akrepat që ky vit mund të jetë vit i ndryshimeve – duhet me kujdes të mendojnë për vendimet e rëndësishme, sepse i gjithë viti mund të jetë vërtet shumë i mrekullueshëm për ndonjërën ndër ta!
Të fuqishëm dhe depërtues, të zjarrtë, xheloze dhe posesiv… Me impulse të fuqishme dashurie. Është i aftë që në shenjat më të vogla të tradhtisë së partnerit t’i ndërpresë të gjitha marrëdhëniet dhe ta braktisë përgjithmonë, transmeton Telegrafi.
Akrepat janë virtuozë të vërtetë. Janë shumë posesiv, kështu qëkur një herë ndërpresin lidhjen – partnerin edhe një kohë nuk e lënë të qetë.
Nuk joshen nga personat të cilët janë të dashuruar me to, ato gjurmojnë për sfida dhe rreziqe në mënyrë që triumfi i tyre të jetë sa më mbresëlënës. Shfrytëzoni energjinë tuaj pozitive t’u ndihmoni të tjerëve që të avancojnë në jetët e tyre.
Mund të zgjidhni çfarë dëshironi të bëni si edhe çfarë nuk dëshironi në vitin 2020. Prandaj, maksimalisht me arsye shfrytëzoni këtë vit.
Për ju ky vit do të jetë posaçërisht avancues dhe shumëçka do t’ju vijë si shpërblim nga angazhimi juaj i investuar në të kaluarën. Shtëpia juaj do të jetë ideale për ju, ndërkaq mu në të do të ndodhin takime të rëndësishme.
Partneritetet janë të theksuara dhe marrëdhëniet e të gjitha llojeve ju sjellin stabilitet dhe çështjet të cilat duhet t’i zgjidhni.
Ju është e nevojshme ndërgjegjja për forcën tuaj të brendshme dhe motivet, dhe kur t’i aplikoni këto në aksionet tuaja, do t’ju premtojnë vit të dobishëm dhe jashtëzakonisht të fortë.
Puna dhe karriera
2020-a nuk do të jetë posaçërisht produktive për Akrepat. Me siguri do të ndieni monotoni në punën aktuale. Kjo mund të kërkojë ndryshim të karrierës suaj. Mirëpo, ky është vendim shumë serioz dhe për të duhet të mendoheni mirë para se të vendosni për diçka.
Provoni të gjeni punën e cila është në harmoni me shkathtësitë tuaja dhe me gjërat të cilat dëshironi t’i bëni. Nuk ka kuptim ta braktisni punën e mërzitshme për të kaluar në një punë po ashtu të mërzitshme, nëse jo edhe shumë më të mërzitshme.
Kërkoni misionin tuaj dhe merruni me të në mënyrën më të mirë të mundshme.
2020-a për Akrepat pritet të jetë goxha relaksuese, kur është fjala për situatën financiare. Nëse keni çfarëdo pyetjeje nëse janë ato për gjëra të rëndësishme buxhetore, atëherë do të duhej të bisedoni me bankierin tuaj apo me këshilltarin tuaj financiar.
Jini të sigurt që do t’i lani të gjitha borxhet dhe përpiquni t’i merrni borxhet nga të gjithë personat të cilëve u keni huazuar para në të kaluarën.
Do të zbuloni që mund të jeni goxha të bindshëm, madje edhe në këtë vit së paku gjatë Merkurit retrograd.
Karriera ju ka marrë elanin në vitin e kaluar, ndërkaq 2020-a do të jetë e ngjashme me mesin e vitit kur do të jeni të lirë të tregoheni profesionalisht. Kjo mund të rezultojë me ndonjë promovim, me hap përpara, me vlerësime të mira dhe me produktivitet më të madh.
Rezultatet e punës suaj të zellshme dhe përkushtimit, pranimit të përgjegjësive personale dhe profesionale, do të jenë këtë vit në horizont.
Ndoshta jeni të prirë në fokusimin intensiv në punë, prandaj duhet të jeni të kujdesshëm, mos u shtyni me bërryla dhe mos u bëni shumë agresiv.
Pranvera e hershme e vitit 2020 ju sjell energjinë e nevojshme për tërheqje shpërblimesh, nëpërmjet vjeljes së mirë të asaj që më parë keni mbjellë.
Duke vazhduar me bollëk nëpër gjithë vitin 2020 do të mund të arrini pikën më të lartë të prodhimit dhe të të ardhurave se gjatë shumë viteve deri tani.
Mbajeni në mend, të gjitha gjërat e mira shkojnë në cikle dhe pas vitit tuaj më të fortë të shumë viteve të mëparshme, mund t’i pasojë vetëm ky vit ku sërish do të filloni nga më e vogla.
Forca personale, vizioni, kthjelltësia të gjitha këto janë fjalë kryesore për financat tuaja në këtë vit.
Mesi i verës dhe mesi i vjeshtës janë koha kur pothuajse nuk duhet të grindeni me bashkëpunëtorët dhe eprorët.
Nga fundi i vitit do të tërhiqni atë për të cilën keni pasur dëshirë të zjarrtë t’ju ofrojë siguri dhe kënaqësi.
Shëndeti
Në krahasim me vitin e kaluar, Akrepat do të kenë shumë më tepër energji sesa që janë mësuar. Me siguri do të dini çfarë të bëni me gjithë këtë energji tuajën.
Duke u marrë me pasionin tuaj, duke kaluar kohën me miqtë dhe duke u marrë me sport, të gjitha këto janë mënyra të shkëlqyeshme që ta shpenzoni energjinë tuaj të tepërt.
Në disa muaj të parë të vitit balanconi ushqimin. Kjo do t’ju ndihmojë të përshpejtoni metabolizmin dhe të jeni të shëndetshëm në pjesën e mbetur të vitit, transmeton Telegrafi.
Shëndeti juaj këtë vit do të jetë goxha i mirë, i vetmi përjashtim është ai të cilin mund ta keni që të humbni shprehitë e mira të vjetra, të cilat do të ishte mençuri të vazhdoni t’i praktikoni. Mund të keni vetëm dobi nga to. Nëse kanë qenë të mira, ato do të vazhdojnë të jenë të mira. Nëse kanë qenë të këqija, do të vazhdojnë të jenë të këqija.
Shëndeti i personave të moshuar, të cilët janë pranë jush, mund të jetë më i keq këtë vit dhe ndoshta do ta kuptoni që duhet të fokusoheni patjetër tek ata dhe jo te vetja juaj.
Nëse do ta detyroni ta çoni veten deri te kufijtë e fundit, do ta paguani me shëndet të keq, prandaj kujdesuni mirë dhe mendoni për çdo gjë kur është fjala për shëndetin tuaj.
Nëse këtë vit keni ndonjë shprehi të keqe shëndetësore, patjetër do të detyroheni ta aplikoni ndonjë disiplinë në vitin e ardhshëm.
Dashuria
Jeta juaj dashurore do të vazhdojë në masë të madhe si edhe vitin e kaluar. Megjithatë do të jetë një ndryshim i vogël, sepse yjet parashikojnë që edhe 2020-a do të jetë me shumë pasion, madje edhe për ata të cilët do të fillojnë për herë të parë ndonjë lidhje.
Nëse tashmë jeni në lidhje, atëherë do të jeni më shumë të prirë për takime romantike dhe dashuri të zjarrtë. Nëse jeni i vetëm, atëherë gjithashtu do të keni mundësi për gjëra të këtilla, mirëpo do të detyroheni shpejt të veproni në mënyrë që të realizoni atë që dëshironi.
Jeni në lidhje apo jo, marrja e vendimeve romantike do t’ju jetë shumë e rëndë këtë vit. Kështu që ndoshta do të dëshironi ta keni nën kontroll partnerin tuaj dhe të shihni ku ju çon kjo.
Shpejtësia juaj e jetës do të jetë edhe më e madhe këtë vit. Kështu që ndoshta do ta keni të vështirë të gjeni kohën të cilën do ta kalon me partnerin, me miqtë dhe anëtarët e familjes, mirëpo është me rëndësi të provoni të gjeni kohë për të gjithë ata.
Provoni të relaksoheni në shoqëri të miqve tuaj. Këtë vit, nëse ju është e nevojshme të bëni diç serioze, gjithmonë mendoni për pasojat të cilat do të mund t’i shkaktojnë veprimet tuaja.
Në vitin 2020 statusi i marrëdhënieve tuaja do të mbetet i pandryshuar. Nuk është me rëndësi a janë marrëdhëniet intime, personale, familjare, afariste, të punës apo sociale, ato do të synojnë të mbajnë normën e tyre si edhe deri tani.
Nëse jeni vetëm, edhe këtë vit do të jeni vetëm. Nëse tani jeni në lidhje, do të keni të njëjtën marrëdhënie në fund të vitit.
Ajo është koha e miqësisë dhe ajo që është e përbashkët, mbetet e përbashkët. Ajo që është e ndarë do të mbetet e ndarë.
Siguria dhe rehatia në të gjitha lidhjet tuaja është dobi në të cilën duhet të kënaqeni në këtë vit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPlutoni hyn sot në Ujor dhe do të qëndrojë deri në vitin 2043, çfarë nënkupton kjo dhe tek cilat shenja do të ndikojë?
Parandaloni lagështinë në dritare me një truk pesë-minutësh
Si t’i hiqni përgjithmonë minjtë nga shtëpia përmes metodave natyrale?
Numerologjia – numrat dhe fati
10 shprehjet më të veçanta të dashurisë
Pse nuk mund të buzëqeshim në foton e pasaportës?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë