Afaristët në Maqedoninë e Veriut, thonë se zgjedhjet e parakohshme parlamentare, që pritet të mbahen më 12 prill, në masë të madhe do të bllokojnë zhvillimin e bizneseve të tyre. Kjo për shkak se qeveria teknike, që është formuar në bazë të Marrëveshjes së Përzhinës, ka kompetenca të kufizuara.
Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, Menderes Kuçi, thotë për Radion Evropa e Lirë, se mbajtja e shpeshtë e zgjedhjeve ka goditur sektorin e biznesit.
Sipas Kuçit, Qeveria teknike e Maqedonisë së Veriut ka kompetenca të kufizuara dhe kjo sipas tij, bllokon edhe procesin e punës në zhvillimin e bizneseve në shumë sektorë.
“Askush, asnjë biznes nuk të kalkulojë me zhvillimin e një biznesi pak më serioz në këtë periudhë kohore, ku shumica e lejeve të ndryshme duhet të marrë nga qeveria, përkatësisht dikasteri i Transportit dhe lidhjeve ose ministritë e tjera, qofshin dhe lejet në nivel lokal sërish vendos Ministria e Transportit dhe Lidhjeve. Kemi një periudhë kohore prej më shumë se një të tretën e vitit, që absolutisht nuk i konvenon ekonomisë”, thotë Kuçi, duke shtuar se shpreson që zgjedhjet e prillit të prodhojnë një qeveri stabile, e cila do të vë në lëvizje shumë shpejt realizimin e investimeve kapitale.
“Në këtë rast dëshirojmë që të paktën zgjedhjet të jenë të qeta, të mos kemi bllokim të institucioneve të sistemit, të mos bllokohet formimi i qeverisë së re për disa muaj siç ndodhi herën e fundit. Urojmë që zgjedhjet e parakohshme parlamentare të kalojnë në një atmosferë të qetë dhe demokratike dhe mos bëjnë turbulenca më të mëdha, siç dinë të shkaktojnë zgjedhjet në vend. Për ndryshe, s’do mend se çdo cikël i zgjedhjeve ndikon negativisht, qoftë në investimet vendore ose në ato të huaja”, thotë Kuçi.
Sipas një hulumtimi të kryer nga Qendra për Analiza Ekonomike, që përfshin dhjetë vjetët e fundit, del në pah se rritja ekonomike gjatë kësaj periudhe ka qenë 14 për qind, por nëse do të realizoheshin investimet kapitale në bazë të projeksioneve të buxhetit dhe mos të kishte bllokada si pasojë e ngërçit politik, rritja ekonomike, sipas këtij hulumtimi, do të ishte të paktën 20 për qind në këto dhjetë vjetët e fundit.
Pikërisht, mosrealizimi i investimeve kapitale ka bërë që Bruto Prodhimi Vendor të jetë për dy miliardë euro më i ulët, përkatësisht, ai në Maqedoninë e Veriut arrin në 11 miliardë euro.
“Me realizimin e investimeve kapitale përmes një plani strategjik të qëndrueshëm, siç janë investimet në infrastrukturën rrugore, atë hekurudhore si dhe avancimin e konkurrencës në treg, me këtë dhe zmadhimin e potencialit për eksport, do të mund të kishim një rritje ekonomike e cila do të ndjehej dhe nga qytetarët përmes ngritjes së standardit jetësor”, thotë Vesna Gavranlieva- Andonova nga Qendra për Analiza Ekonomike, duke nënvizuar se për autoritetet e vendit është koha e fundit që në fokus të vendosin politikat zhvillimore në fushën e ekonomisë.
Ndryshe, të dhënat tregojnë se nga 370 milionë euro sa ishin paraparë për investime kapitale në bazë të buxhetit të vitit të kaluar, gjatë 11 muajve, sipas Ministrisë së Financave, u realizuan vetëm 180 milionë euro. Afaristët thonë se viti 2020 mund të shënojë një trend edhe më negativ, nëse zgjedhjet nuk prodhojnë një qeveri stabile./REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli
Vrasja e Liridona Ademajt, arrijnë në gjykatë të akuzuarit
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Tre policë të lënduar në aksidentin me fatalitet në Skenderaj po trajtohen në QKUK – një ka pësuar lëndime në tru
Shtyhet seanca për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës