Shkencëtarët e universiteteve Stanford dhe Bar-Ilan kohë më parë kanë publikuar një artikull në revistën shumë të famshme shkencore “Current Biology“
Në publikim flitet mbi zbulimin e pabesueshëm – aftësinë e trurit të njeriut që të integrojë shikimin natyral dhe shikimin artificial derisa përpunon informacionet të cilat janë të domosdoshme për të parë, transmeton Telegrafi.
ARMD (Degjeneracioni makular, i njohur edhe si degjeneracion i moshës së makulës) sëmundje e syve e cila ka të bëjë me zvogëlimin e kthjelltësisë së shikimit për shkak të qelizave të dëmtuara në pjesën qendrore të retinës.
Pacientët të cilët vuajnë na ARMD-ja zakonisht nuk bëhen tërësisht të verbër, sepse shikimi periferik ende mbetet në funksion.
Është e mundshme të ndërtohet retina sintetike në rast të dëmtimit të rëndë të qelizave foto-receptore në retinën natyrale.
Retina artificiale janë të ndërtuara nga elektrodat shumë të vogla, me perimetër më të vogël se qimja e njeriut. Aktivizimi i këtyre elektrodave çon deri te stimulimet elektrike të qelizave të mbijetuara të retinës dhe rezulton me përtëritjen e pjesshme të shikimit.
Pacientët të cilët kanë ARMD-në me retinë artificiale në atë mënyrë do të kombinonin shikimin qendror sintetik të cilin e krijon retina artificiale dhe shikimi normal periferik, i krijuar me sytë e tyre.
Pyetje themelore e cila pason nga kjo është që truri ynë a është i aftë që t’i kombinojë në mënyrë adekuate shikimin artificial dhe atë natyral.
Pikërisht kësaj pyetjeje i janë përgjigjur shkencëtarët nga universitetet e sipërpërmendura të cilët konstatojnë që truri di si t’i kombinojë këto dy lloje të shikimit.
Tamar Arens-Arad, njëri ndër hulumtuesit, ka deklaruar që kanë përdorur sistemin unik të projeksionit i cili nxit ose shikimin natyral, ose shikimin artificial, ose kombinimin e të dyve, njëkohësisht duke detektuar reaksionet kortikale te brejtësit të cilëve u është vendosur implanti i bërë nga qelizat shumë të vogla solare dhe elektroda. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova