LAJMI I FUNDIT:

Gjykata e Prizrenit gjatë vitit 2019 trajtoi 41 lëndë të korrupsionit

Gjykata e Prizrenit gjatë vitit 2019 trajtoi 41 lëndë të korrupsionit

Gjykata Themelore e Prizrenit, vitin e kaluar, ka pranuar 41 lëndë të natyrës së korrupsionit.  Prej tyre, 16 janë zgjidhur, kurse 25 ende nuk kanë përfunduar.

Kryetari i kësaj gjykate, Ymer Hoxha tha se në vitin 2019, prioritet i është dhënë lëndëve të korrupsionit.

“Lëndët e natyrës së korrupsionit i kemi trajtuar me prioritet, mirëpo fatkeqësisht më shumë kemi pranuar se sa janë zgjidhur”, tha Hoxha, shkruan “PrizrenPress”.


“Gjatë vitit të kaluar kemi zgjidhur 16 lëndë të korrupsionit, kurse kemi pranuar 25 sosh”, tregon ai.

Ai shprehet se edhe këtë viti lëndët e natyrës korruptive, do të trajtohen me prioritet.

Prokuroria Themelore e Prizrenit, ndërkaq dje ka ngritur aktakuzë kundër shtatë personave, të gjithë të dyshuar për veprën penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoriteti zyrtar.

Nga shtatë të akuzuarit katër janë ish- drejtorë të Komunës së Prizrenit.

Në trend Lajme

Më shumë
Kërcënoi Kurtin në emër të

Kërcënoi Kurtin në emër të "Brigada Sever", arrestohet një person në Zveçan

Lajme
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore

Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore

Lajme
Verma: Shpresojmë për një shkallë normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë që do të çonte te njohja e ndërsjellë

Verma: Shpresojmë për një shkallë normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë që do të çonte te njohja e ndërsjellë

Lajme
Masat ndaj Kosovës, BE: Do të hiqen gradualisht dhe me uljen e tensioneve në veri

Masat ndaj Kosovës, BE: Do të hiqen gradualisht dhe me uljen e tensioneve në veri

Lajme
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Kalo në kategori