Mbi teorinë e konfliktit etnik dhe dimensionet etnike
Sipas një projekti kërkimor, të realizuar në vitin 1995 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, konflikti trajtohet me shumë përcaktime: “Ne dimë se konfliktet ndodhin në nivele të ndryshme dhe me dendësi (intensitet) të ndryshëm në të gjitha anët e shoqërive… në shkolla ndërmjet studentëve, në martesa ndërmjet bashkëshortit dhe bashkëshortes, në tregti ndërmjet aksionarëve dhe kompanive zbatuese”. Por, objekti është mbi konfliktet që ndodhin ndërmjet qeverive, vendeve dhe kombeve. Si i tillë, në lidhje me temën që paraqesim, konflikti përkufizohet si një ndjenjë ose përplasje e interesave apo vlerave ndërmjet dy a më shumë grupeve etnike.
Konfliktet e armatosura etnike mund të rezultojnë kur njëra ose të dyja palët zbulojnë dhe dallojnë konfliktin në marrëdhëniet ushtarake (në kushtet e një marrëveshje) dhe në lidhje me këtë ndërmarrin veprimet përkatëse.
Duke u shprehur më gjerë, zakonisht konfliktet ndodhin në një ose në më shumë prej kategorive që vijojnë: etnike, fetare, nacionaliste, politike dhe ekonomike.
Në përgjithësi, konfliktet etnike dhe fetare janë rrënjosur thellë në formimin e kulturës së përgjithshme të një vendi apo të një grupimi të caktuar shoqëror dhe si të tilla paraqesin dhe krijojnë situata dhe problematika shumë më të vështira për t’u zgjidhur. Grupet etnike kanë pikëpamjet e ndryshme të historisë, flasin gjuhë të ndryshme, e të gjitha këto me radhë mund të sigurojnë justifikim për mbajtjen gjallë të konfliktit. Studiuesi Chester Crocker, në librin e tij “Si të mendojmë rreth konfliktit”, thekson: “Zgjidhja e konflikteve etnike është e vështirë, sepse kërkon përshtatje kulturore, një proces i vështirë në të cilin palët ndërluftuese duhet të binden të ndryshojnë mendimet, dyshimet dhe prirjet etnike, dallimet e së kaluarës dhe premtime të pasigurta të akomodimit dhe të mirëqenies së ardhshme”.
Konfliktet fetare pothuajse janë të njëllojta me konfliktet etnike. Këto lloj konfliktesh mund të ndikojnë në konfliktet etnike te të cilat entuziazmi i besimit zakonisht është përdorur herë pas here dhe në mjaft raste në vazhdimësi , për të ndezur zjarrin në konflikt dhe për të frymëzuar e për të nxitur palët që luftojnë. Historia në më të shumtën e rasteve është e mbushur me ndeshje ndërmjet grupeve që aderojnë forma të ndryshme të të njëjtit besim, si katolicizmi dhe protestantizmi, ose ndërmjet besimeve të ndryshme, si krishterimi, judaizmi, islamizmi, hinduizmi dhe ai shiit. Vështirësitë në rizgjedhjen e këtyre konflikteve është se të dyja anët përligjin dhe justifikojnë konfliktin në lidhje me predikimin e tyre fetar dhe besnikërinë ndaj Zotit.
Konfliktet nacionale, nga paraqitja e tyre deri tani, gjykohet se mund të jenë sfidat e ardhshme më të mëdha në historinë e konflikteve, pas atyre etnike dhe fetare, sepse ato shfaqen në mënyrë të njëtrajtshme patjetër në njërën prej tri formave të lartpërmendura.
Imperializmi, është një trajtë e nacionalizmit, në të cilën një shtet dëshiron të shtrijë territoret e tij për kontrolle ekonomike dhe politike, po në interesin e vetë zhvillimit imperialist.
Irredentizmi është një tjetër formë e shfaqjes së nacionalizmit, në të cilin një shtet pretendon se i takojnë atij të drejtat kulturore dhe historike në territorin e të cilit kanë qenë privuar.
Së fundi, vetëvendosja, është një formë e nacionalizmit, ku një grup kërkon pavarësi në forma të ndryshme politike, fetare, ekonomike, etnike etj., prej drejtimit politik të një shteti në të cilin ky grupim ekziston.
Konfliktet politike zakonisht janë të bazuara në ideologjitë e ndryshme konfliktuoze, të cilat mund ta demonstrojnë veten si në luftë civile ose edhe në luftë ndërshtetërore. Ushtrimi i sovranitetit është një tjetër burim për konfliktet politike ndërmjet shteteve, sepse ky lloj konflikti pothuajse është i lidhur në mënyrë të pandërprerë me pretendimet për rajone kufitare, lirinë e lundrimit detar ose të pjesshëm, me problemet që lidhen me trajtimin apo me kalimin e refugjatëve, me mjedisin, me krimin e organizuar ndërkombëtar, pothuajse me të gjitha format e shfaqjes së këtyre llojeve të krimeve, si dhe me trafikun e drogës apo të lëndëve të ndryshme narkotike.
Konfliktet ekonomike ndodhin pothuajse në një prej tri formave: konkurrenca për burimet e rralla, ndryshimet në praktikën tregtare dhe privimi ose disbalancimi i burimeve, zakonisht ndërmjet klasave (shtresave) shoqërore, brenda një shteti, por shpesh edhe më gjerë.
Për sa i përket presupozimit që llojshmëria etnike sjell me vete jostabilitetin politik dhe probabilitetin e shtuar për dhunë, studime të shumta, por edhe mjaft shembuj konkretë nga historia dhe nga praktikat e ndodhura në konflikte të tilla, tregojnë se llojshmëria e madhe etnike nuk është fare e lidhur me konfliktet më të mëdha ndëretnike. Disa nga vendet etnikisht më të larmishme në botë, si Indonezia, Malajzia dhe Pakistani, edhe pse nuk janë pa konflikte të brendshme dhe represion politik, kanë pasur shumë pak përvojë me dhunën ndëretnike, ndërsa vendet me dallime jo të mëdha në gjuhë dhe kulturë, si ish-Jugosllavia, Somalia, Ruanda, kanë përjetuar konfliktet më të përgjakshme të këtij lloji. Pra, mendojmë që në stabilitetin politik ndikon fuqishëm numri i grupeve etnike dhe relacioni i tyre ndaj pushtetit, e jo llojshmëria etnike.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBabai i Loredanës takon Jozin: Kisha dëshirë që ti të shikoje punën tënde, s’më vjen mirë fare të shikoj gjëra të kësaj natyre
Musk i thotë AfD-së të Gjermanisë se ka shumë 'faj' për 'mëkatet' e gjyshërve nazistë - mijëra njerëz protestojnë në Berlin kundër tyre
Ukrainasit u shtirën kinse po pësojnë humbje dhe po tërhiqen, futin në kurth rusët – i godasin rëndë me HIMARS
“Të kam thënë para se të vijë babai”, Gjesti i kujton Loredanës paralajmërimin që i kishte bërë
“Më shkoj jeta në kredi”, kosovarët me borxhe deri “n’fyt”
Tre më të preferuarit e publikut fitojnë imunitet, Gerta shpëton këtë javë pas nominimit të përhershëm nga Aldo
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite