Sot janë njerëz të rëndësishëm në jetën politike, por dikur bënin punë nga më të thjeshtat për ta ndihmuar familjen në kohë krize, për t’i financuar studimet dhe për të qenë të pavarur financiarisht, shkruan gazeta “Zëri”.
Ish-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, në një rrëfim për gazetën “Zëri” ka sjellë në kujtime kohën kur si një djalë i thjeshtë i këtij qyteti shërbente çaj në çajtoren, të cilën e zotëronte familja e tij.
Ai ka thënë se nuk kanë qenë keq ekonomikisht, mirëpo ka dashur të punojë dhe të mos kërkojë para nga familja. Përveç kësaj, ai ishte edhe shitës në një dyqan ushqimor të vogël, që e kishin në fshatin e tij të lindjes, në Prekaz.
“Në atë kohë isha i ri dhe kemi pasur një çajtore në Skenderaj dhe një dyqan të vogël në fshatin Prekaz. Pra, unë kam punuar në të dyja, edhe në dyqan, edhe në çajtore. Ka qenë kënaqësi të punoj dhe të mos kërkoj para prej familjes. Nuk ka qenë e lehtë, sepse në atë kohë afër kemi pasur fabrika dhe nuk ka pasur shumë lokale, prandaj kemi pasur punë”, ka thënë Lushtaku.
Lushtaku ka thënë se i mungon rinia, pasi për shkak të angazhimeve nuk ka mundur ta jetojë siç e kanë jetuar të tjerët. “Sot më mungon koha kur isha i ri, sepse nuk kam pasur kohë dhe hapësirë ta shfrytëzoj, siç ndoshta kanë bërë të tjerët, për shkak të punës dhe të aktiviteteve që kam pasur”.
Ai më tutje ka rrëfyer se shitoren dhe çajtoren familja e tij i ka pasur deri në fillim të luftës së fundit në Kosovë. Pastaj ai u ishte bashkuar protestave dhe demonstratave të asaj kohe kundër regjimit serb, shkruan “Zeri”.
Pas kësaj, Lushtaku përfundimisht iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës deri në ditën kur vendi u çlirua. Më pas ai ishte komandant i TMK-së në Mitrovicë. Për të vazhduar kështu në 2007-n në një rrugëtim tjetër. Ai mori besimin e qytetarëve të Skenderajt për të udhëhequr kështu me këtë komunë për tri mandate rresht. Lushtaku më tutje ka thënë se asnjëherë nuk e ka menduar që do të përfundonte në politikë. Aq më pak në kohën kur u shërbente çaj myshterinjve në Skenderaj.
“Asnjëherë nuk e kam menduar që do t’i futem politikës dhe as që do të jem kryetar komune. Hiç s’e kam dashur politikën. Dëshira ime ka qenë uniforma, por fati më solli deri këtu. Kur kam punuar në çajtore asnjëherë s’e kam menduar që një ditë do të jem kryetar komune”, ka rrëfyer Lushtaku.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Hamza takon disa pensioner: Pensionet bazike do të rriten për 70 përqind
Nga AAK thonë se ish-kryetari i PDK-së për 5 fshatra në Drenas, Arton Cervadiku i bashkohet kësaj partie
Mbyllja e komunave paralele të Serbisë, ambasada amerikane: Këto veprime dëmtojnë marrëdhëniet dhe aspiratat e Kosovës
Anulohet në Bruksel takimi për personat e zhdukur, Hoti: Prania e Petkoviqit orkestroi dështimin e këtij takimi
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj
Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro
Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë
Walker kthehet sërish në Reçak: I mahnitur nga numri i njerëzve
Bastisjet në disa lokacione për struktura paralele, Prokuroria Themelore e Prishtinës: Nuk kemi marr kërkesë zyrtare për bastisje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri