Festat e fundvitit po afrojnë dhe është koha për dhuratat e duhura!
Por, ne fillimisht po mendojmë që të bëjmë një test të vogël për ju, në mënyrë që t’ju argëtojmë, por njëherësh që edhe ju të merrni një mesazh të bukur për veten në këtë vigjilje festash!
Zgjidhni dhuratën tuaj të preferuar dhe më pas zbuloni mesazhin e mrekullueshëm që fshihet aty, i dedikuar enkas për ju! Le të fillojmë…
Kurajo. Ju jeni një person me shumë talent dhe shumë ëndrra! Është koha për të realizuar të gjitha ëndrrat tuaja. Të gjitha planet dhe fitoret që keni imagjinuar për kaq gjatë do të fillojnë të marrin formë vetëm kur të keni guximin të filloni të ecni në shtegun që ju çon drejt tyre.
Durimi. Jeta ka një ritëm natyror, nuk është e mundur të filloni vrapin pa mësuar së pari të ecni. Ju duhet të vendosni dashuri, vullnet dhe guxim në të, duke besuar se secili nga veprimet tuaja është në gjendje të kuptojë se sa larg është i aftë të shkojë.
Qetësia. Ka shumë të ngjarë që ju të jeni një person i gëzuar, entuziast, aktiv dhe në disa raste shumë impulsiv. Ju pëlqejnë emocionet intensive dhe ju pëlqen ta jetoni jetën tuaj në maksimum. E gjithë kjo është OK, por është e rëndësishme që të kuptoni që pak më shumë qetësi do t’ju bëjë të shijoni jetën tuaj në mënyrë më kuptimplotë.
Vendosmëria. Ju jeni një person me një aftësi të mrekullueshme imagjinative. Ka shumë të ngjarë që në mendjen tuaj të ketë gjithmonë ide të projekteve, bizneseve dhe aktiviteteve të panumërta që dëshironi të bëni. Gjëja e rëndësishme është të keni vendosmërinë për t’i bërë ato realitet.
Optimizmi. Do të befasoheni nga të gjitha ndryshimet e mrekullueshme që mund të pësoni në jetën tuaj duke bërë vetëm një ndryshim të vogël në qëndrimin tuaj. Mos harroni se të keni një ditë të bukur varet vetëm nga qëndrimi juaj, kështu që sot premtojini vetes me dashuri dhe vendosmëri që çdo dite të re do t’i buzëqeshni në jetë.
Besimi. Ju jeni arkitekti i ëndrrave tuaja dhe keni mundësinë të ndërtoni gjëra të mrekullueshme. Vetëm mos harroni se sa herë që dyshoni në fuqinë tuaj të madhe, ju po bëni një gabim të madh. Kjo është arsyeja pse tani e tutje, ju duhet të besoni në veten tuaj. Hapi i parë për të krijuar dhe për të bërë gjëra të mëdha është të besosh! /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTest i inteligjencës me tetë pyetje, të cilat vetëm më të mençurit i dinë
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë
Një gabim që e bën gjithmonë sa herë lan rrobat e bardha
Pse të qash në palestër është normale, sipas ekspertëve
A e dini se çfarë kuptimi ka simboli i "fluturës" në makinën larëse – pyetja ka nxitur debat të madh në internet
Një enigmë matematikore me dy zgjidhje? Provoni të arrini përgjigjen përfundimtare
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City