LAJMI I FUNDIT:

Shtohet edhe një pikë pagesore në rrugën Maqedoni-Greqi

Shtohet edhe një pikë pagesore në rrugën Maqedoni-Greqi

Për më pak se dy muaj do të jetë gati edhe pika pagesore e dytë në seksionin Demir Kapi-Smokvicë, ndërtimi i së cilës po përfundon. Së shpejti do të fillojë edhe pagesat, por nuk dihet saktë se kur do të fillojë.

Tani ka vetëm një patarin në atë pjesë, e cila është në fund të asaj autostradë për në Greqi, që kushton 100 denarë, dhe u prezantua në fund të gushtit të këtij viti.


Informacioni se ndërtimi i rampës së pikës pagesore ka përfunduar është njoftuar sot nga Drejtori i NP “Rrugët e Shtetit”, Zoran Kitanov, në një konferencë për shtyp duke prezantuar rezultatet e punës së bërë nga institucioni deri më tani.

Nuk dihet sa do të kushtojë pagesa rrugore e re. Parashihet që të jetë në mes 60 dhe 80 denarë./Telegrafi/