Në vitin 2004, ekonomisti amerikan Jeremy Rifkin shkroi librin tepër të shitur “The European Dream”, në të cilin ai deklaroi se shekulli i njëzet e një do t’i përkiste Evropës – dhe madje do të varej prej saj. Sipas mendimit të Rifkinit, një Evropë e bashkuar me idenë e “unitetit në diversitet” do të ishte përgjigjja më efektive për globalizimin. Evropa supozohej të përfaqësonte një “vetëdije globale” të re dhe “liri nga skllavëria e materializmit”, e cila do të “zëvendësohej nga empatia”.
Të gjithë e dimë se si shkoi kjo punë. Shtetet e Bashkuara materialiste, për të cilat Rifkini priste të eklipsoheshin nga Evropa, ishin më të afta për të qetësuar krizën financiare. Brexit-i, krizat në Greqi dhe Katalunia dhe shpërthimi i demokracisë liberale në Evropën Qendrore dhe Lindore, kanë nxjerrë në pah mangësitë e unitetit në diversitet. Dhe, reagimi armiqësor i shoqërive evropiane ndaj valës së emigrantëve që largoheshin nga luftërat dhe uria treguan se empatia nuk ka arritur ta kapërcejë materializmin.
Gabimi nuk ishte i Evropës, por Rifkini. Evropa nuk ishte dhe nuk është e detyruar të ketë sukses. Në fakt, ndërsa vitit 2019 po i afron fundi, Bashkimi Evropian është në dukje i pafuqishëm dhe i dorëzuar përballë sfidave të tij më të rëndësishme: përfundimit të integrimit ekonomik dhe politik të bllokut, krijimin e një politike të përbashkët mbrojtjeje dhe madje edhe në ruajtjen e standardeve themelore të sundimit të ligjit.
Qeveria e Polonisë, për shembull, po përgjigjet ndaj një vendimi të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë në lidhje me shkeljet e pavarësisë gjyqësore duke futur një legjislacion që do të lejojë që gjyqtarët e vendit të hiqen për kritikim të shkeljeve të Kushtetutës polake. Kur drejtuesit e partisë qeverisëse – Ligji dhe Drejtësi (PiS) të Polonisë – deklarojnë se “kjo kastë duhet të disiplinohet”, çfarë mund të bëjë BE-ja?
Analiza e Rifkinit nuk përqendrohet shumë te Kina, shfaqja e së cilës si një liderë globale po zhvendos jo Shtetet e Bashkuara, por Evropën. Kina është tani eksportuesi më i madh në botë dhe, si prodhuesi më i madh i makinave elektrike, së shpejti mund t’ia kalojë edhe Gjermanisë duke u bërë lider global në industrinë e automobilave. Pozicioni i Amerikës si fuqia kryesore ushtarake, financiare dhe inovative në botë nuk është në kërcënim tani. Shtetet e Bashkuara i rezistuan sfidave të mëparshme nga Gjermania dhe Japonia në secilën nga ato fusha dhe ka shumë gjasa që t’i rezistojnë edhe kërcënimit konkurrues të Kinës. Por, Evropa me shumë gjasa s’do të mundet sot.
Në fakt, ne jemi dëshmitarë të një përmbysjeje të madhe të roleve midis Evropës dhe Kinës në krahasim me shekullin XIX. Për Kinën, vitet 1800 ishin “epoka e poshtërimit”, një periudhë kur ajo u infiltrua nga perandoritë franceze, britanike dhe gjermane, si edhe nga Rusia dhe SHBA-ja. Këto fuqi të huaja imponuan marrëveshje tregtare poshtëruese, nënshtruan dhe shfrytëzuan ekonomikisht Kinën dhe e kontrolluan atë politikisht.
Sot BE-ja i ngjan gjithnjë e më shumë Kinës së shekullit XIX: një perandori akoma e pasur që nuk mund të pushtohet nga të tjerët, por është mjaftueshëm e dobët për t’u infiltruar dhe shfrytëzuar. Ndërkohë, Kina ka marrë rolin e mëparshëm të Evropës, me kompanitë dhe investitorët e saj që depërtojnë gjithnjë e më shumë në ekonominë evropiane dhe shtrijnë ndikimin e tyre.
Investitorët kinezë po blejnë fabrikat më të mira të Evropës (përfshirë perlën e robotikës gjermane, KUKA) dhe portet e saj më të mëdha (përfshirë Duisburgun në Gjermani, portin më të madh në botë, dhe atë të Pireut në Greqi). Ata po nënshkruajnë marrëveshje të pabarabarta ekonomike dhe po pushtojnë gradualisht BE-në, duke filluar me lidhjet më të dobëta, përkatësisht me Evropën Lindore dhe Jugore – dhe, veçanërisht, Hungarinë, Greqinë dhe Portugalinë.
Më keq akoma, nuk ka asnjë reagim nga Brukseli. Ekziston një plan për të ndërtuar kampionët industrialë evropianë, por ai po bllokohet nga frika e shkeljes së rregullave të konkurrencës në BE. BE-ja nuk di se çfarë të bëjë, përfshirë dhe me infrastrukturën 5G që po ndërtohet nga kompanitë kineze.
Për më tepër, heshtja e liderëve evropianë për çështjet e të drejtave të njeriut është shurdhuese. Ndërsa, qytetarët e Hong Kongut protestojnë dhe Kongresi amerikan miraton një legjislacion duke kërcënuar sanksione të mundshme ndaj zyrtarëve kinezë dhe atyre të Hong Kongut për abuzime të të drejtave të njeriut, Evropa ngrihet dhe “u bën thirrje të dy palëve të përmbahen nga agresioni”.
Evropa mundet vetëm të vëzhgojë nga larg, pa u përfshirë, sepse ajo s’ka asnjë argument për të bërë. Uniteti transatlantik po zhduket dhe në vend të tij s’po krijohet asgjë e re. Edhe bashkëpunimi midis shërbimeve evropiane të inteligjencës është një turp: gazetarët e dinin para politikanëve të Gjermanisë se kush e vrau një ish-komandant rebel çeçen në parkun Tiergarten të Berlinit në gusht.
Nëse kjo amulli vazhdon, e vetmja pyetje është nëse Evropa do të bëhet sateliti i SHBA-së apo i Kinës. Dhe, si përfundim, kjo do të vendoset jashtë BE-së. Nëse në Amerikë fiton izolacionizmi, Evropa do të bëhet një satelit kinez. Dhe nëse Shtetet e bashkuara vazhdojnë të mbajnë një qëndrim konfrontues përballë Kinës, Evropa do të mbetet e varur nga Amerika.
Deri së fundmi, Evropa mund të kishte shpresuar të ishte një partner për Shtetet e Bashkuara, por kjo tani sa vjen e duket gjithnjë e më e pamundur, jo vetëm për shkak të instinkteve “Amerika e para” të presidentit amerikan Donald Trump, por edhe si rezultat i vetë dështimeve të BE-së. Përballë një rritje të Kinës, pasiviteti evropian nuk është më pak problematik se paparashikueshmëria e Trump. /Burimi: Project Syndicate/Në sqip nga: BIRN/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Aleatët e Robert Fico kërcënojnë me luftë – me shpërbërjen e demokracisë sonë
Pavarësisht nëse Robert Fico mbijeton dhe rifillon ose jo detyrën, Sllovakia është në situatë të rrezikshme
Lidhja mes ekonomive: Roli katalizator i pagesave ndërkufitare me kosto të ulët në Ballkanin Perëndimor
Usyk dyshohet se ka thyer rregullat e boksit mes raundit 6-7 në duelin "e shekullit" me Furyn
Moises Caicedo ka shënuar ndoshta golin më të bukur të këtij sezoni
Kush kishte më shumë goditje mes Furyt dhe Usyk - dalin rezultatet zyrtare
Zeqiri reagon pas shkarkimit: “Puç” i përgatitur prej kohësh
Babai i Hashim Thaçit flet pas takimit me djalin në Hagë
Policët nepalez e ndaluan të riun, por mbetën pa fjalë kur ai u tregoi patentë shoferin
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare