Kemi qenë duke bërë jetë aq të zënë saqë rrallëherë ndalojmë për ta nuhatur aromën e trëndafilave përgjatë rrugës.
Kur i mbushim 30 vjet, thuajse pjesën e mbetur të jetës e kalojmë duke i përmbushur përgjegjësitë dhe duke u brengosur më pak për rrugëtimet tona, transmeton Telegrafi.
Kështu, Bright Side ka përpiluar një listë me leksionet më esenciale në jetë, të cilat është e rëndësishme t’i mësoni para se t’i mbushni tri dekada e gjysmë jetë, në mënyrë që ta bëni jetën sa më të lehtë.
– Bëjeni punën që jua ushqen shpirtin, ndiqeni pasionin që e keni
– Çdo eksperiencë ndodh për një arsye, prandaj kalojeni çdo sfidë
– Është në rregull të ndiheni të vetmuar ndonjëherë, kjo ju jep më shumë kohë të mendoni për jetën dhe gjërat përreth
– Nëse ndonjëherë dyshoni se a do të funksionojnë gjërat mirë në fund, fillimisht kuptojeni “pse”-në e cila ju ka bërë ta filloni rrugëtimin tuaj. Kjo “pse” është ajo çfarë ju nxitë ta arrini atë çfarë e dëshironi
– Mos e ndiqni lumturinë, ndiqeni mësimin dhe përvojat sepse kështu lumturia ju gjen juve
– Mendimet që i keni jua krijojnë botën përreth dhe ju e tërhiqni atë se çfarë jeni, prandaj gjithmonë bëhuni energjia të cilën dëshironi ta keni
– Ndalni fajësimet, gjithçka ka të bëjë me zgjedhjet dhe opsionet. Mësohuni të merrni përgjegjësi për veprimet tuaja
– Besoni asaj se çfarë ju thotë intuita të bëni. Nëse ju thotë ta lexoni një libër apo ta vizitoni një vend, bëjeni këtë. Kur e ndiqni intuitën, gjithmonë ju shpie në rrugën e duhur
– Bota ndryshon çdo moment, prandaj mësohuni të adaptoheni dhe ta nxirrni maksimumin nga tranzicionet
– Ndaloni së krahasuari jetën tuaj me të tjerëve duke i parë se sa të lumtur duken në rrjete sociale. Jeta juaj është e përsosur. Mos harroni: askush nuk i tregon dështimet e veta
– Miqtë e vërtetë gjithmonë janë afër gjërave të mira dhe të këqija që ju ndodhin në jetë. Vlerësoni ata
– Thoni shpesh fjalët magjike si “faleminderit”, “të lutem” dhe “të dua”
– Mundohuni ta bëni një jetë të shëndetshme. Trupi dhe mendja do t’ju falënderojnë më vonë
– Jeta juaj është shtëpi, çdo veprim që e bëni është tullë. Çfarë ju vendosni të bëni në përditshmëri, e përcakton atë se si do të duket shtëpia juaj. Prandaj, keni kujdes
– Jo gjithçka duhet të ketë të bëjë me paratë, por pavarësia financiare vërtet se ju lehtëson
– Vitet e 30’ta janë faza ku do të ballafaqoheni me tranzicionet më drastike. Gjatë kësaj periudhe miqtë martohen, prindërit plaken dhe shumë gjëra tjera ndodhin. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëCilat janë shenjat e horoskopit më të zjarrta në shtrat? Renditja nga më të mirët
Sekreti presidencial: Përse Donald Trump kurrë nuk bart unazë?
Tendenca më e re e largimeve nga puna do bëjë që të mendoheni dy herë para se të jepni dorëheqjen
Tri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Demi
Pse disa njerëz urrejnë që të marrin komplimente?
Tri shenjat e zodiakut me të cilat një person i shenjës së Luanit do të pendohej nëse do të ndahej
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze