LAJMI I FUNDIT:

Manekinia Kate Upton ka fituar shiritin e parë në brezin e bardhë

Manekinia Kate Upton ka fituar shiritin e parë në brezin e bardhë

Manekinia e bukur Kate Upton (27), ka fituar shiritin e parë në brezin e bardhë Jiu-Jitsu

Modeli i famshëm i revistës Sports Illustrated është jashtëzakonisht krenare për këtë sukses, ndërkaq ka marrë lëvdata edhe nga trajneri, transmeton Telegrafi.


Në rrjetet shoqërore ka publikuar fotografinë nga palestra Texas Elite MMA, duke shkruar: “Kam fituar gratis shumë breza, mirëpo ky është fituar me mund të madh”.

Upton ushtron seriozisht tashmë disa muaj, ndërkaq fotografinë e ka publikuar trajneri i saj: “Jam shumë krenar që e kam nxënëse @kateupton. Ajo ushtron shumë seriozisht, nuk pret asgjë, ndërkaq jep çdo gjë gjatë stërvitjes”.

Manekinia është martuar me lojtarin e MLB-së, Justin Verlander, ndërkaq çifti i lumtur ka vajzën e vogël Genevieve.

Të shtojmë edhe këtë se si janë marrë me këtë shkathtësi edhe personat e tjerë të famshëm Tom Hardy, Ed O’Neill, Ashton Kutcher, Keanu Reeves. /Telegrafi/