Jam ende qenie pa emër në mesin e milionave të tjerëve. I lindur në një stinë kur fati nuk lejon famën mbi vlera. sepse e ka të rezervuar vetëm për figurat e biznesit, këngëtarët dhe dështakët e udhëheqjes shtetërore.
Po ndjehem sikur fati nuk po sillet mirë me mua, duke me mbajtur të mbërthyer këtu në frontin e punës, në një pozicion ku aksidentalisht mund të vritem, ndërkohë që mund t’i kisha bërë atdheut shërbime të çmuara në fusha krejt tjera.
Për mua Vjena ishte shkollë e vështirë, por më dha mësimet më të thella për gjithë jetën. Isha djalosh i hareshëm 22-vjeçar kur erdha të jetoja këtu, e tash kur po mendoj të kthehem jam bërë burrë i zymtë, i heshtur dhe ftohtë i pjekur. Bazat e botëkuptimit politik që m’i dha familja nuk arrita t’i ndryshoj aspak; madje ato vetëm i thellova dhe i zgjerova në shumë drejtime. Shpresoja që një ditë do të bëhesha ushtarak dhe t’ia kushtoja talentet shërbimit ndaj vendit, por kjo ishte në dorën e fatit.
Dëshiroja të isha pjesë e atyre që punonin dhe jetonin në atë vend prej nga duhej rinisur lëvizja, qëllimi i të cilës do të sillte përmbushjen e asaj që kisha prej kohësh në zemër, bashkimin e vendit ku kisha lindur me atdheun e përbashkët Shqipërinë.
Ka nga ata që nuk e kuptojnë si mund të jetë aq e fortë kjo dëshirë, por u flas atyre të cilëve u është mohuar lumturia dhe atyre të cilët e kanë shijuar këtë lumturi e ua rrëmbeu nga duart fati i ashpër i jetës. U flas atyre që janë shkëputur nga toka mëmë dhe që duhet të vazhdojnë të luftojnë për ruajtjen e trashëgimisë më të shtrenjtë qe kanë – gjuhës së nënës që sulmohen e persekutohen për shkak të dashurisë dhe besnikërisë për atdheun duke dëshiruar ardhjen e asaj ore të bekuar kur do të lejohen të lirë të kthehen në gjirin e shtetit kombëtar. Vetëm ata që e kanë provuar në jetë e dinë çfarë do të thotë të jesh shqiptar që të është mohuar e drejta t’i përkasësh atdheut. Ata mund ta vlerësojnë nostalgjinë e thellë që lidhet me shkaqet e mërgimit. U dhemb zemra pa pushim derisa të hapen përsëri portat e shtëpisë prindërore dhe të gjithë ata nëpër venat e të cilëve rrjedh i njëjti gjak, të gjejnë paqen e qetësinë në Republikën e tyre të përbashkët.
Sot dua të dal hapur kundër të gjithë politikanëve dhe intelektualëve tanë që me propaganda të armiqve kanë arritur të rrezikojnë në palcë interesin vital të bashkimit, duke përhapur ide se gjoja integrimet evropiane do të thoshin bashkim kombëtar për ne. Këta akterë kanë konceptuar shtetin si organizatë ekonomike ose financiare, ndoshta të lodhur nga rrugëtimi i vështirë politik ose nga mjerimi financiar i kaluar në vitet e sprovave në bollëkun e tanishëm. Ky nocion mbi shtetin dhe bashkimin është absurd. Zhvillimi i ngadaltë i industrisë dhe tregtisë bashkë me shërbimet na bëri të harrojmë se parakushti i nevojshëm për suksese të tilla është pikërisht shteti i fuqishëm. Mirëpo, këta kanë shkuar kaq larg saqë kanë imponuar mendimin që shteti ekzistencën e vet duhet ndërtuar të atillë që t’i përshtatët interesave ekonomike.
E vërteta është se shteti ngrihet mbi marrëveshjet kontraktuale shoqërore brenda një territori të caktuar me qëllimin e vetëm ruajtjen e jetëve njerëzore të një kombi. Pra, është bashkësi qeniesh të gjalla që kanë ngjashmëri fizike dhe morale dhe lidhje gjuhe e gjaku. Veprimtaria ekonomike është vetëm një nga shumë mjetet ndihmëse për të arritur qëllimin e mbrojtjes dhe vazhdimit të jetës! Pra veprimtaria ekonomike nuk është kurrë origjina e as qëllimi i shtetit. Instinkti i mbrojtjes është shkaku kryesor që çon në organizimin shtetëror.
Ndryshimi mes këtyre dy koncepteve është aq i madh saqë nuk mund të kuptohet nga të ashtuquajturit “shtetarët”. Shteti si organizatë mbrojtëse është vullnet politik i cili nxjerr në pah sakrifica heroike që presupozon gjithmonë një individ i cili është i gatshëm të sakrifikohet për të dhe nuk ka të bëjë fare me egoizmin financiar.
Pra, shteti ynë që na duhet sakrifikon ekzistencën individuale kur është në pyetje ruajtja e jetës së shumicës. Shteti në këtë rast është ndjenjë solidariteti e lidhur me identitetin e kombit, ku njerëzit që jetojnë brenda një territori të tyre shfaqin zhvillime të virtyteve heroike. Pra, cilësitë e përdorura për krijimin e shtetit të fuqishëm nuk përkojnë me atë që quhet zhvillim ekonomik!
Sot, në vendet tona, interesat e ngushta ekonomike kanë dalë të vetme për të zënë vendin kryesor në jetën e njerëzve, duke i zhvendosur idealet në vend të dytë, prandaj rrënimi i brendshëm është i sigurt – rrenim i cili po ashtu do godasë edhe ekonomitë tona.
Kjo mund të provohet duke iu referuar (përveç precedentëve historikë) faktit të thjeshtë se njeriu nuk e sakrifikon vetën për hir të interesave materiale! Me fjalë tjera, ai e jep jetën për një ideal, por kurrë për një biznes!
“Shtetarët” nuk po kuptojnë se kur burri thirrët në luftë për arsye materiale do të përpiqet t’i shmanget sa më shumë vdekjes pasi vdekja dhe shijimi i fryteve materiale të fitores janë koncepte krejt të papajtueshme, ndërkohë që edhe gruaja më e brishtë shndërrohet në heroinë kur bëhet fjalë jeta e fëmijës së saj!
Ne duhet të marrim komandën ushtarake “prapakthehu” për të venë në binarët normalë çështjën e bashkimit, e jo të ecim kolektivisht pas mizave se e dimë ku do të na dërgojnë!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-13T181326.250-780x439.jpg)
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba
![Ish-shoku me akuza të rënda për Gjestin: Pa karakter, është sadist dhe akoma në lidhje me Diellzën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_14-18-780x439.png)
Ish-shoku me akuza të rënda për Gjestin: Pa karakter, është sadist dhe akoma në lidhje me Diellzën
![Zbulohen dy datat që synojnë Trump dhe Putin për marrëveshjen e armëpushimit në Ukrainë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_2-31-780x439.png)
Zbulohen dy datat që synojnë Trump dhe Putin për marrëveshjen e armëpushimit në Ukrainë
![AVONET alarmon për dështimet e KQZ-së në procesin e numërimit të votave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/kqz2-780x439.jpg)
AVONET alarmon për dështimet e KQZ-së në procesin e numërimit të votave
![Dalin faturat nga kompjuteri i Ajola Xoxës - çfarë bleu me 860 mijë euro?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_18-7-780x439.png)
Dalin faturat nga kompjuteri i Ajola Xoxës - çfarë bleu me 860 mijë euro?
![Gjesti për Xhenetën: Me çfarë fytyre del dhe flet për mua, më ka shkelur - sërish do famë në krah timin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-82-780x439.jpg)
Gjesti për Xhenetën: Me çfarë fytyre del dhe flet për mua, më ka shkelur - sërish do famë në krah timin
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eggli-780x439.jpg)
Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-224005-780x439.png)
"Disa njerëz u vranë këtu, brenda zyrës sonë": Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial
![Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-213435-780x439.png)
Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?
![Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/FOTO-Ilustruse-780x439.jpg)
Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren
![Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/hyjukl-780x439.jpg)
Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje
![Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-12T183206.832-780x439.jpg)
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi