Në të vërtetë, kushdo që ia njeh imagjinatën e epërme kryeministrit, z. Edi Rama – dhe unë besoj se këtë aftësi ia njohin edhe ata më të skajshmit vlerësues të tij që, jo vetëm nuk e duan si kryeministër, por janë përpjekur për ta rrëzuar prej karriges kryeministrore qysh ditën e parë që është ulur aty – nuk është çuditur aspak me më të fundmin objekt që ai ka sjellë në skenën e teatrit që luan nëpër Shqipëri, prej më se gjashtë vjetësh. Për kuajt e kam fjalën…
Edhe kur një tragjedi ka pllakosur jetën e vobektë të bashkëfolësve të së njëjtës gjuhë me të, që rrethanat e kanë sjellë t’i sundojë (historikisht shqiptarët më së shumti janë sunduar e krejt më pak anë qeverisur), ai nuk ka mënuar të bëjë teatrin e tij, atë që ka ditur të bëjë më së miri në pozitën e tij jetëgjatë publike.
Edhe kur tërmeti – ky akt i pamëshirshëm i natyrës me trandjen e vet kësaj here ka marrë me vehte në jetën e përmortëshme 51 njerëz, por ka lënë në qiell të hapur, pa shtëpi e katandi edhe mijëra të gjallë – ai solli në skenën e teatrit të tij objektin më fantastik për rrethanat e më efektuoz të mundshëm. Solli kuajt.
I solli si një mundësi e rekomandim të ri për të gjithë të pushtetshmit e tij vendorë – kryetarë bashkish – në vend të makinave. Në vend të makinave, sugjeroi ai për ta – mund të përdorin kuaj… Se lekë për makina tani pas tërmetit nuk do të ketë… Madje, është edhe inovacion mjedisor – tha zotëria e tij (e tha më 2 dhjetor 2019 – shekulli XXI).
Një vizion qeverisës për t’u pasë lakmi në epokën kur jetojmë.
Ky sugjerimi i tij më ngalliti një ndodhi të mjaft viteve më parë. Ishte dimër. Qe ajo kohë kur dritat fikeshin me orë të tëra përgjatë mbrëmjes… Në njërën prej atyre mbrëmjeve mirëprinsim në shtëpi një mik italian dhe kur, sapo ishim ulur në tavolinën e bukës, fap u fikën dritat. Siç ndodhte rëndom asokohe. Për ne qe bërë rituali i zakonshëm, sidomos i mbrëmjeve që zgjaste me orë. Dhe, rituali vazhdoi; u ndezën qirinjtë njëri pas tjetrit për të ndriçuar ambjentin e ndenjes… Nën dritën e tyre të zbehtë dallova fytyrën e tonizuar hijshëm e plot gaz të mikut. Ishim të gjithë në një heshtje të pështirë kur ai ia lëshoi, në fillim një si mërmërimë e mbas pak erdhi duke e përplotur zërin plot hare: ma che bella serata, molto romantico (po sa mbrëmje e bukur, shumë romantike)…
Ai krejt i sinqertë në pohimin e tij e unë me një pështjellim të brendshëm gati sa nuk më shpëtoi ajo fraza së cilës i kisha përcaktuar edhe tonalitetin e artikulimit: “Po ti pse tallesh mor burrë, me terrin e vobektësinë e mjerimin tonë?!”…
Do t’i thoja kështu mikut të familjes, që po shfaqte plot sinqeritet një ndjesi e përjetim të një çasti dhe nuk do të bëja mëkat po t’ia thoja. Se edhe sinqeriteti i tij i hareshëm vinte tek unë si një gozhdë që ngulej thellë në dëshpërimin tim…
Kurse kryeministri ynë… talljen me ne e ka bërë rit. E ka ushtruar rregullisht në kohë të mirë e në kohë të vrantë, në bollëk e në skamllëk. E kemi parë me atlete në kançeleritë serioze të Europës, duke na përfaqësuar ne; e kemi parë në varrezat e dëshmorëve me qillota. Po edhe me batutat, me kripë e pa kripë që ka lëshuar tash e parë, aulave të rëndësishme të vendimmarrjes, njësoj si rrugëve të katundeve lart e poshtë emetuar në prime-time në ERTV-në e tij… gati na ka bindur se ne kryeministri na duhet veç një hokatar. Shfaqja, duka, loja përmbi asgjënë e qeverisjes na mjafton. Boll e kemi…
Dhe mirë bën thonë disa. Se hoka çliron gaz e gazi të çliron shpirtin. Po jo deri sa të mbulojnë ditët e zisë, aman ! Të vdekurit janë varrosë, po dhimbja është aty. Dhe, të gjallë të shumtë janë në qiell të hapur. E presin me sytë atje, në qiell. Sa paria e shtetit të zgjidhë punën e… kuajve.
Po kjo, është e tepërt. me të vërtetë kjo është e tepërt !
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar
Zbulohen mundësitë e Kosovës dhe kombëtareve tjera për të kaluar në Ligën B
Atilla Kardesh rikthehet sonte në spektaklin Big Brother VIP Kosova
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje