Rrjeti thyhej nën peshën e zisë, që kullonte nga rroba e zezë e kryeministrit shqiptar. Tashmë, askush më nuk përpiqet të dekodoj veshjen, të tij.
Kush e deshifron kodin e veshjes së kryeministri shqiptar, e kalon testin e tij të inteligjencës. Deri tash, rezultatet janë dëshp;ruese, sikurse ato të kosovarëve në PISA.
Nejse, edhe Edi, sikur PISA, vazhdimisht e teston popullin e tij. Ky nuk e meriton këtë popull jofalënderues, por këtë fat e kishte ai sikurse edhe populli me të.
Të kuptohemi, ishte periudhë krize këto ditë. Krizë e përgjithshme kur ekipet nga i gjithë rajoni përpiqeshin të shpëtojnë çfarë mund të shpëtohet nga qyteti “Potemkin” i ndërtuar me leje të (sh)paguara dhe, do ti, në gjithë këtë kaos, ekipet ndërkombëtare një qytetari ia shpëtojnë gruan nga rrënojat, pa e pyetur fare. Jo vetëm q; e shpëtojnë (fatlumen) nga ndërtesa, pa e pyetur burrin e saj, por e “shpëtojnë” edhe nga ai dhe e zhvendosin në një hotel. Kur kjo ngjarje adresohet te kryeministri shqiptar, nga ana e bashkëshortit të injoruar, dhe kur komentohet nga ai, ajo b;het virale.
I pikëlluar, i shkretë dhe skajshëm i shqetësuar dukej bashkëshorti “i pafat” i cili i ankohej Edit për çështje protokolli. Ia kanë marrë gruan. Ai nuk e kishte kuptuar në krejt atë kaos institucional se kush ia ka marrë, as ku ia kanë çuar, por ankesa e tij kryesore duket se ishte pse krejt kjo qenka bërë pa lejen e tij.
Pra, e marrin gruan “e burrit” e (zh)vendosin në një hotel pa e pyetur kreun e shtëpisë së shkatërruar nga tërmeti. Tash ishte shkatërruar shtëpia, e jo familja, pretendon ai. Kjo është drama e njeriut të zakonshëm. Ai, natyrisht, si “kreu i shtëpisë”, pasi mbeti pa shtëpi edhe pa grua ku do të përplasej me hallin e tij, ja që ia zë rrugën kreut të qeverisë të cilin, meqë ra fjala, në atë tollovi as që e pyeste kush gjë. Por, Edi nuk ka nevojë ta pyesin, mjafton të ndiqet nga kamerat se ai flet vet dhe thotë çfarë ka për të thënë, lë nam dhe ikë në storien e radhës.
Në fund të fundit, mjafton se sillet vërdallë i veshur me rrobën e tij plot mesazhe të koduara. Që ta keni të qartë ju, rëndësia e Edit i tejkalon kufijtë nacionalë. Ai është njëri nga “trojka” e famshme e “mini-Shengenit”. Ai lëvizë kufij; ai luan me shtete dhe popuj. Ky po që është rol.
“Më kanë marrë gruan, pa më pyetur”, vazhdon avazin bashkëshorti i nëpërkëmbur. Këtu është ai momenti dramatik, kur Edi kapet fytafyt me Lekë Dukagjinin nën vëzhgimin e “paparacëve” zyrtarë, që edhe këtë betejë të tij e plasojnë menjëherë në rrjet me krejt mesazhin edukativ.
“Ka ikur nga ky, gruaja”, jep mesazhin, ai me humor të errtë. Por, ku të ikë qytetari nga komentet e Edit, i cili deshe apo nuk deshe ti të hedh batutat e tij, të pëlqyen apo jo? Nuk i shpëton, dot!
Pastaj, ishte kaos në Shqipëri ato ditë. Kishin ardhur ekipet e ndihmës nga shtetet e rajonit, miqësore të gjitha, sepse Edi s’ka probleme me askënd. Askush nuk i raportonte askujt. O burra, të shpëtojmë çfarë mund të shpëtohet. Dështoi dhe protokolli i ministres së Mbrojtjes e cila deshi të priste me protokoll ekipet e shpëtimit. Siç njoftojnë disa media, Ushtria e Kosovës nuk u prit me flamur të Kosovës, ashtu siç u pritën ekipet e vendeve të tjera, përfshirë edhe ekipin serb të emergjencave nga Nishi dhe Kragujevci.
Tashmë nuk përbën lajm se ministrat e Qeverisë Rama kanë probleme me hartat dhe kufijtë. Sidomos me atë të Serbisë dhe të Kosovës. Tashmë nuk paraqet lajm as qëndrimi i qeverisë. Risi doli vetëm çështja e mosrespektimit të flamurit të Kosovës. Është e ditur se Rama ende nuk e ka të qartë se me kë e ka kufirin në Morinë: me Kosovën apo me Serbinë?
Në disa nga librat shkollor, të Republikës së Shqipërisë, po ashtu nuk ka këso probleme. Kosova është aty ku ishte njëqind vitet e fundit, pra në kuadër të Serbisë dhe këtë nuk e kishte vërejtur as ministrja e Arsimit e cila përndryshe vjen nga Kosova. Rama në fakt duket se nuk priste nga një ministre e Arsimit, kosovare, të shfletojë librat shkollorë dhe sidomos hartat dhe të mësojë nxënësit shqiptarë se ku i bie Kosova. Mjafton se Kosova është në Qeverinë Rama, apo jo?
Pra, siç po e shihni, gjithçka kalohet ma lehtë me një kryeministër që ka prirje për humor, qoftë edhe të zi. Stresi i Edit nuk është nacional. Probleme ka vetëm me Kosovën e cila merret me çështje të tejkaluara si kufijtë dhe sovraniteti.
Por, të kthehemi te personazhet tragjikomike të krizës. Ku? Në cilin hotel mbeti gruaja fatlume që po kërkohet nga bashkëshorti i pafat? Të kuptohemi, nuk është humor i zi, sepse humor të zi mund të bëjë vetëm Edi Rama. “Ik ore ti te gruaja në hotel, çfarë pret”, po i thoshte ai burrit të “zhburrëruar”?
Në cilën hotel, më falni, në cilën hartë re keni (zh)vendosur Kosovën, Edi? Doni ta shpëtoni nga qytetarët e saj?
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëI "uritur" për më shumë minuta - Arda Guler pajtohet t'i bashkohet gjigantit evropian këtë muaj
Pse duhet të mbani sapun pranë shtratit sa herë që flini?
"Vjedhja e sezonit" - si iu mohua Benficas penalltia sekonda para se Raphinha ta shënonte golin e fitores
Në çfarë temperature duhen larë çarçafët, nuk është 90 e as 60
Shkurorëzimi i Zuckerbergut shkaku i gruas së Bezosit, kuotohet edhe në bastore
Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!