Këta pesë të famshëm që ju të gjithë i njihni rekomandojnë pesë librat që u ndryshuan jetën
Librat mund të bëjnë mrekulli për mirëqenien tonë. Nëse jeni në kërkim të një leximi të ri frymëzues, shikoni këtë listë të zgjedhjeve të disa prej personave me më shumë influencë në botë, si në biznes, politikë, në jetën shoqërore, etj!
Ata pohojnë publikisht se pas leximit të këtyre pesë librave, diçka ka ndryshuar në qenien dhe në jetët e tyre… Le t’i zbulojmë bashkë!
Bill Gates
“Udhëzuesi i hapësirës drejt mendjes dhe meditimit” nga Andy Puddicombe. “Nëse dëshiron të provosh meditimin për veten tënde, një mënyrë e mirë për ta lehtësuar atë veçanërisht nëse je aq skeptik sa isha unë është të marrësh një kopje të librit të Andy-t”, u shpreh miliarderi i famshëm. Autorin e librit e cilëson një tregimtar të mençur që ofron shumë metafora të dobishme për të shpjeguar konceptet potencialisht të ndërlikuara, gjë që e bën librin një lexim të lehtë e të këndshëm.
Jeff Bezos
“Mbetjet e ditës” nga Kazuo Ishiguro. “Nëse lexoni këtë që është një nga librat e mi të preferuar, do të ndryshoni konceptin e të menduarit. Unë thjesht kam kaluar 10 orë duke jetuar një jetë alternative dhe kam mësuar diçka për jetën dhe për keqardhjen”, tha ai për “Newsweek”.
Barack Obama
“Një martesë amerikane”! Një roman nga Tayari Jones, Ish-Presidenti i SHBA-ve shkroi në lidhje me këtë roman në Facebook, duke e quajtur librin “një portretizim në lëvizje të efekteve që ka një bindje e gabuar mbi një çift të ri afrikano-amerikan.”
Michelle Obama
“Dhëmbë të bardhë” nga Zadie Smith. “E kam lexuar vite më parë, por e zgjodha përsëri kohët e fundit, sepse vajza ime Malia është një fanse e madhe e Zadie dhe punës së saj. Më pëlqen mënyra se si historia gërsheton aq shumë forca të ndërlikuara dhe të fuqishme që ndikojnë në jetën tonë dhe marrëdhëniet tona, familjen dhe prindërimin, fenë dhe politikën dhe shumë më tepër. Plus, ka shumë batuta. Unë i dua librat që më bëjnë të qesh çdo herë ”, tha Obama për “New York Times”.
Gisele Bündchen
“Alkimisti” nga Paulo Coelho. “E dua këtë libër sepse është një histori e mbushur me mësime. Ky libër është një dhuratë e përsosur për çdokënd. Historia ndërton besim dhe inkurajon lexuesin të ndjekë ëndrrat e tij e të zbulojë fatin e e vërtetë. Ne të gjithë mund të lidhemi me kërkimin e qëllimit tonë të vërtetë dhe pastaj të reflektojmë në atë udhëtim”, tha Bündchen për “The Amazon Book Review”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKatër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për të gjetur dashurinë këtë vit
Plutoni hyn sot në Ujor dhe do të qëndrojë deri në vitin 2043, çfarë nënkupton kjo dhe tek cilat shenja do të ndikojë?
Parandaloni lagështinë në dritare me një truk pesë-minutësh
Pse nuk mund të buzëqeshim në foton e pasaportës?
Shenjat e horoskopit që nuk kujdesen për mendimet e të tjerëve
Tre zgjidhje elegante për një jetë më të thjeshtë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje