Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF, u bën thirrje institucioneve të garantojnë mbrojtjen, gjithëpërfshirjen dhe realizimin e të drejtave për të gjithë fëmijët me aftësi të kufizuara.
“Fëmijët me aftësi të kufizuara në Kosovë jetojnë në gjendje të rëndë dhe nuk i gëzojnë të drejtat e tyre për edukim, shëndetësi dhe mirëqenie sociale. Llogaritet që vetëm 10% e fëmijëve me aftësi të kufizuara përfitojnë nga shërbimet shëndetësore, sociale dhe arsimore.
Nga 43.000 fëmijë me aftësi të kufizuara, vetëm 5,300 vijojnë mësimin në shkolla publike të rregullta në Kosovë. Ndërkaq, 38.000 fëmijë me aftësi të kufizuara kanë mbetur jashtë shkollave. Mësimdhënësit ende nuk pajisen me trajnime dhe resurse të nevojshme për përfshirjen e fëmijëve me aftësi të kufizuara në arsim, në mënyrë të vazhdueshme. Rekomandohet të rritet numri i specialistëve të trajnuar dhe të kualifikuar brenda sistemit arsimor me qëllim të integrimit efektiv të fëmijëve me aftësi të kufizuara në institucione shkollore.
Cilësia e shërbimeve shëndetësore për fëmijët me aftësi të kufizuara nuk është në nivelin e duhur. Sistemi shëndetësor çalon në ofrimin e barnave esenciale që janë të domosdoshme për fëmijët, furnizimeve dhe pajisjeve ndihmëse për fëmijët me aftësi të kufizuara. Ministria e Shëndetësisë dhe komunat duhet të sigurojnë shërbime shëndetësore cilësore, barna esenciale dhe pajisje ndihmëse për fëmijët me aftësi të kufizuara”, thuhet në njoftimin për media.
Ligji për Përkrahje Materiale Familjeve të Fëmijëve me Aftësi të Kufizuara, vazhdon të mos garantojë mbrojtje gjithëpërfshirëse për të gjithë fëmijët me aftësi të kufizuara, pasi njeh të drejtën për kompensim material vetëm për fëmijët me aftësi të kufizuara të përhershme. Si i tillë ai bën diskriminim dhe nuk mbulon fëmijët me aftësi të kufizuara të përkohshme dhe as fëmijët me aftësi të kufizuara të pjesshme. Ky Ligj duhet të ndryshohet dhe të siguroj mbrojtje gjithëpërfshirëse për të gjithë fëmijët, përfshirë fëmijët me aftësi të kufizuar të pjesshme.
Fëmijët me aftësi të kufizuar në Kosovë, përballen me mungesën e shërbimeve sociale. Në nivel komunal, shërbimet sociale në komunitet për fëmijët me aftësi të kufizuara janë shumë të kufizuara. Në disa komuna, shërbimet sociale po ofrohen nga qendrat e kujdesit ditor (të administruara nga OJQ-të), por shërbimet e tilla kanë mbetur kryesisht nën mbështetjen e agjencive dhe donatorëve të huaj, ndërkohë që mbështetja shtetërore nuk është e strukturuar, nuk është e qëndrueshme dhe në të njëjtën kohë mbetet shumë e kufizuar. Bazuar në mandatin e tyre ligjor, komunat duhet të ofrojnë shërbime sociale të bazuara në komunitet për të gjithë fëmijët me aftësi të kufizuara.
“Gjithashtu, prindërit që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara kanë informacion të limituar për edukimin e tyre. Edukimi i fëmijëve me aftësi të kufizuara varet kryesisht nga kapacitetet, aftësitë dhe njohuritë e prindërve, të cilët përballen me sfida të shumta. Prindërve u mungon informacioni dhe udhëzimet specifike se çfarë mund të bëjnë për të siguruar shfrytëzimin e potencialit të plotë të fëmijës së tyre. Mbështetja për prindërit si dhe komunikimi me grupet e cenueshme dhe të margjinalizuara është i dobët, i fragmentuar dhe kryesisht i limituar vetëm në iniciativat e shoqërisë civile.
Në mungesë të shërbimeve të përshtatshme dhe të duhura në komunitet, shumë familje ndjehen të paafta për të mbështetur zhvillimin psikosocial të fëmijës së tyre, rehabilitimin fizik në shtëpi dhe përfshirjen në shkolla dhe komunitet.
Edhe transporti është njëra ndër sfidat kryesore për familjet dhe fëmijët me aftësi të kufizuara, duke qenë se udhëtimi në një komunë apo vend tjetër për të marrur shërbimin e rehabilitimit, është i vështirë ose në raste edhe i pamundur. Në mënyrë që fëmijët me aftësi të kufizuara të gëzojnë një jetë të plotë dhe të dinjitetshme, është qenësore qasja në shërbime të ofruara nga specialistë si psikiatër, psikologë, logopedë dhe fizioterapistë”, thuhet më tej në njoftim.
Barrierat fizike për për qasje në shërbime, janë gjithashtu shumë të rëndësishme. Ekzistojnë institucione publike, duke përfshirë shkolla, gjykata dhe Qendra për Punë Sociale që nuk kanë ashensorë, pjerrina dhe pajisjet ndihmëse të nevojshme që do të lehtësonin qasjen në shërbime për të gjithë fëmijët me aftësi të kufizuara. Institucionet duhet të ndërmarrin të gjitha hapat e nevojshëm për të larguar barrierat për fëmijët me aftësi të kufizuara. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Rama: Së shpejti, paketa e dytë mbështetëse për panelet diellore
Toshkovski: Numër i madh i pasaportave janë ndryshuar, letërnjoftimet do të vlejnë deri në afatin e tyre të skadimit
Misteri i ngjarjes në Astir, zbulohet identiteti i djalit që fshihej pas vajzës që telefonoi policinë
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Për 24 orë raportohen dy vdekje, njëri në Prishtinë dhe tjetri në Podujevë - rastet po hetohen
Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?
Kuvendi i Kosovës pezullon punën një ditë para hapjes së fushatës zgjedhore
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025