LAJMI I FUNDIT:

Përfundon operacioni i kërkim-shpëtimit për viktimat e tërmetit në Shqipëri – konfirmohen 51 viktima, rreth dy mijë të plagosur e qindra ndërtesa janë dëmtuar

Përfundon operacioni i kërkim-shpëtimit për viktimat e tërmetit në Shqipëri – konfirmohen 51 viktima, rreth dy mijë të plagosur e qindra ndërtesa janë dëmtuar

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se kanë përfunduar operacionet e kërkimit pas tërmetit vdekjeprurës që goditi Shqipërinë të martën.

“Operacioni i kërkim- shpëtimit për të mbijetuarit e tërmetit në Shqipëri ka përfunduar, me numrin e të vdekurve që ka shkuar në 51 dhe asnjë trup tjetër besohet se nuk është nën rrënoja”, tha Rama.

Rama  u shpreh të shtunën se shifrat paraprake treguan më shumë se 1.465 ndërtesa në kryeqytet, Tiranë, dhe rreth 900 në Durrës që janë dëmtuar rëndë në tërmetin e së martës me magnitudë 6.4 të shkallës së Rihterit dhe rreth  dy mijë njerëz u plagosën, transmeton Telegrafi.


Ka pasur më shumë se 500 tërmete, disa me një madhësi më shumë se 5, duke goditur ndërtesat e dëmtuara tashmë dhe duke tmerruar banorët.

Një grua 20-vjeçare, në gjendje kome pasi u plagos nga një tullë në rënie ndërsa po dilte nga banesa e saj në Tiranë, vdiq, tha të shtunën ministria e shëndetësisë.

Në Durrës, qindra banorë si dhe kryeministri Rama dhe presidenti Ilir Meta morën pjesë në varrosjen e nëntë anëtarëve të një familje të vetme, të cilët u vranë kur u shemb një vilë me katër kate. Një burrë mbijetoi dhe është dërguar në Itali për trajtim mjekësor.

Shifrat paraprake vlerësojnë se të paktën 4 mijë njerëz janë të pastrehë. Rreth 2.500 njerëz nga shtëpitë e dëmtuara janë strehuar në hotele. Të tjerët janë dërguar në Kosovën fqinje ose janë transferuar në zonat lindore të Shqipërisë.

Kryeministri është zotuar se të gjithë të pastrehët do të jenë në “shtëpi më të forta” në vitin 2020.

Një nga ndërtesat e dëmtuara rëndë është shkatërruar nga autoritetet dhe disa të tjera priten të rrafshohen.

Po ashtu është hartuar një ligj i ri që do të sigurojë që investitorët, arkitektët dhe mbikëqyrësit të burgosen nga shtatë deri në 15 vjet për çdo shkelje të normave të ndërtimit. Korrupsioni në industrinë e ndërtimeve në rritje në Shqipërisë është fajësuar për shumë shkatërrime të shkaktuara nga tërmeti.

Qeveria ka vendosur kompensime financiare për familjet e të vdekurve, përfshirë 1 milion lekë (8,140 euro) për familje, pensione speciale për pleq dhe bursa për fëmijë.

Tërmeti i së martës ishte tërmeti i dytë i fuqishëm që goditi rajonin brenda dy muajve.

Një tërmet me madhësi 5.6 tronditi Shqipërinë më 21 shtator, duke dëmtuar rreth 500 shtëpi, disa prej tyre u shkatërruan plotësisht. Ministria e mbrojtjes kishte thënë në atë kohë se ishte tërmeti më i fuqishëm që ka goditur vendin në 30 vitet e fundit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Komandanti i KFOR-it jep detaje nga nata kur ndodhi sulmi në Ibër-Lepenc

Komandanti i KFOR-it jep detaje nga nata kur ndodhi sulmi në Ibër-Lepenc

Siguri
Xhavit Haliti thirret të dëshmojë në procesin gjyqësor kundër Vukotiqit dhe Drashkoviqit, vrasësit e Enver Hadrit

Xhavit Haliti thirret të dëshmojë në procesin gjyqësor kundër Vukotiqit dhe Drashkoviqit, vrasësit e Enver Hadrit

Lajme
Ngjarja në Tiranë: Zbardhet dëshmia e shoqeve të 21-vjeçares, shkuan me dëshirë në banesë për të qëndruar me djemtë

Ngjarja në Tiranë: Zbardhet dëshmia e shoqeve të 21-vjeçares, shkuan me dëshirë në banesë për të qëndruar me djemtë

Lajme
Kamionit të bllokuar në terminal i këputet litari i metaltë, arrestohet shoferi i kamionit

Kamionit të bllokuar në terminal i këputet litari i metaltë, arrestohet shoferi i kamionit

Kronika e Zezë
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
PDK hapë fushatën, Memli Krasniqi: Votoni 131 për një Kosovë ma të mirë me Bedri Hamzën kryeministër

PDK hapë fushatën, Memli Krasniqi: Votoni 131 për një Kosovë ma të mirë me Bedri Hamzën kryeministër

Politikë
Kalo në kategori