LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori britanik përgëzon ekipet nga Kosova për heroizmin e tyre për të shpëtuar qytetarët në Shqipëri

Ambasadori britanik përgëzon ekipet nga Kosova për heroizmin e tyre për të shpëtuar qytetarët në Shqipëri

Ambasadori i Britanisë në Kosovë, Nicholas Abbott, ka përgëzuar ekipet nga Kosova për heroizmin dhe përkushtimin e tyre për të shpëtuar jetën e qytetarëve të Shqipërisë, duke rrezikuar kështu edhe jetën e tyre.

Abbott ka thënë se këtë javë të gjithë kemi parë skenat tragjike, pas një numri të tërmeteve shkatërruese që ndodhën në Shqipëri, transmeton Telegrafi.

“Bashkëndjejmë me viktimat dhe familjet e tyre. Ne po ashtu kemi parë një përgjigje të shkëlqyeshme dhe të shpejtë të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës. Unë dua të përgëzoj ekipet nga Kosova për heroizmin dhe përkushtimin e tyre për të shpëtuar jetë derisa rrezikonin jetën e tyre”, ka shkruar ai në profilin e tij zyrtar në Facebook.

Ndryshe, deri tani numri i viktimave nga tërmetet në Shqipëri ka arritur në 49, ndërsa mbi 900 persona tjerë janë të lënduar./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK së shpejti me aeroport ushtarak në afërsi të kufirit me Serbinë

FSK së shpejti me aeroport ushtarak në afërsi të kufirit me Serbinë

Siguri

"Unë e konsideroj Kosovën si fqinje", Suljagiq: Serbia ka arritur ta largojë Bosnje dhe Hercegovinën nga Kosova

Lajme
Audio-incizimi dëshmon se avokatja ia kërkoi palës 25 mijë euro për ta pranuar vendimin e Apelit

Audio-incizimi dëshmon se avokatja ia kërkoi palës 25 mijë euro për ta pranuar vendimin e Apelit

Drejtësi
Fyerjet e sharjet në Kuvend, deputetëve do t’u kushtojnë me pagë

Fyerjet e sharjet në Kuvend, deputetëve do t’u kushtojnë me pagë

Lajme
I ati i vdiq në Mekë, djali tregon pse nuk e kthyen trupin në Shqipëri

I ati i vdiq në Mekë, djali tregon pse nuk e kthyen trupin në Shqipëri

Lajme
Qytetarët e Kosovës të papunë, bizneset me punëtorë nga shtetet e jashtme

Qytetarët e Kosovës të papunë, bizneset me punëtorë nga shtetet e jashtme

Lajme
Kalo në kategori