LAJMI I FUNDIT:

Siguroi domenin .gov duke pretenduar se është kryetari i një qyteti, rreziku nga ky veprim mund të ishte shumë i madh

Siguroi domenin .gov duke pretenduar se është kryetari i një qyteti, rreziku nga ky veprim mund të ishte shumë i madh

Në internet ka mundësi të mëdha mashtrimi, përfshirë edhe ndryshimin e identitetit, apo pretendimit se jeni kryetar i një qyteti.

Pikërisht këtë e ka bërë dikush dhe ka arritur të sigurojë domenin .gov, veprim i cili mund të shkaktonte shumë rrezik, sepse i mundësohet të shpërndajë lajme të rrejshme rreth emergjencave dhe ta pyesë Facebookun për të dhënat personale të ndonjë përdoruesi, transmeton Telegrafi.


Ai regjistroi me sukses emrin exeterri.gov pasi u paraqit si kryetarin i Exeter, një qytet në Rhode Island,  qytet me rreth 6,500 banorë.

Ky  mashtrim është zbuluar nga Krebs on Security, pasi nëpërmjet numrit në Google Voice dhe adresës në Gmail, që nuk u përputhën aspak me ato që i ka zyra kryesore e këtij qyteti.

Ankesa i është dërguar General Services Administration, e shtypur në emër të qytetit Exeter, në dokumentin zyrtar që është arritur të shkarkohet nëpërmjet internetit, shkaku i sigurisë së dobët.

Ky autoritet që rregullon sigurinë kibernetike në Shtetet e Bashkuara, ka kthyer një përgjigje pas dhjetë ditës në komunën e qytetit, zyrtarët e së cilës, nuk dinin se çfarë ka ndodhur.

Mjaftoi hetimi i Krebs Security, që të kuptohet se me çfarë lehtësia mund të jepej ky domen, që mund të jetë i rrezikshëm, nëse përdoret nga ndonjë keqbërës.

Deri tani, domeni .gov i jepej vetëm ueb-faqeve të qeverisë amerikane, ndërsa tani i është mundësuar edhe qeverive të shteteve dhe qyteteve. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Kurse falas të AI, ato ofrohen nga Harvard, Google – Microsoft e shumë kompania tjera

Kurse falas të AI, ato ofrohen nga Harvard, Google – Microsoft e shumë kompania tjera

Teknologji
Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla

Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla

Teknologji
Ndaloni telefonat inteligjentë për fëmijët nën 13 vjeç - televiziorin nën 3 vjeç

Ndaloni telefonat inteligjentë për fëmijët nën 13 vjeç - televiziorin nën 3 vjeç

Teknologji
Samsung me mbushës të ri për telefona, mund të mbushë të njëjtën kohë dy pajisje - ka dy porte USB-C

Samsung me mbushës të ri për telefona, mund të mbushë të njëjtën kohë dy pajisje - ka dy porte USB-C

Teknologji
Tani është e qartë, mësohet se në çfarë Musk dëshiron ta shndërroj platformën X

Tani është e qartë, mësohet se në çfarë Musk dëshiron ta shndërroj platformën X

Teknologji
Netflix ka përgatitur një tjetër surprizë të ‘pakëndshme’

Netflix ka përgatitur një tjetër surprizë të ‘pakëndshme’

Teknologji
Kalo në kategori