Kuvendi i komunës së Malishevës, në një mbledhje urgjente të mbajtur sot, mori vendim për formimin e një shtab koordinues për menaxhimin, grumbullimin dhe transportimin e ndihmave për në Shqipëri, pas tërmetit të djeshëm.
KK i Malishevës, gjithashtu mori vendim edhe për ndarjen e një ndihme në vlerë pesëmijë euro, si dhe të gjithë anëtarët e KK të Malishevës, u propozua të ndajnë nga 50 euro nga paga e tyre. Në këtë mbledhje, edhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, deklaroi se nga paga e tij ndanë një mijë euro.
Përndryshe, Kuvendi i Komunës së Malishevës, sot ka mbajtur një mbledhje urgjente, për situatën e krijuar në Shqipëri, dhe këtë mbledhje e kanë filluar me një minutë heshtje në shenjë nderimi dhe respekti për të gjitha viktimat e tërmetit në Shqipëri.
Më pas, të gjitha grupet politike në Kuvendin e Komunës së Malishevës, kanë shprehur ngushëllimet dhe solidarizimin e tyre me vëllezërit me motrat në Shqipëri.
Po ashtu, me vendim të Kuvendit të Komunës, në mënyrë të organizuar, në ora 18:00, do të ndizen qirinj në parkun e qytetit, në mënyrë të organizuar, në shenjë nderimi për viktimat e tërmetit në Shqipëri.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare
Konkursi i dyshimtë i Policisë, IPK: Do t’i verifikojmë informatat
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City