LAJMI I FUNDIT:

Pastrohet liqeni i Batllavës, apelohet që të mos ndotet uji  

Pastrohet liqeni i Batllavës, apelohet që të mos ndotet uji   

Organizata Sundimi i Demokracisë në Kosovë SDK të shtunën ka organizuar aktivitet për pastrimin përreth liqenit duke vendosur edhe tabela që bartin mesazhe për vetëdijësimin qytetar ndaj ruajtjes së ujit të pijshëm në Liqenin e Batllavës.

Uji është jete, mos e ndot atë! Mendo sot për një te ardhme te shëndetshme! VENDIMI varet nga TI!


Ky është mesazhi qe do të mirëpret qytetaret qe vizitojnë Liqenin e Batllaves , duke shpresuar që ti thërrasim në ndërgjegjejën e secilit për ruajtjen e ambientit dhe kujdesin e burimeve ujore .

Meqenëse Liqeni “Batllava” është një prej liqeneve të mëdha në Kosovë, nga i cili furnizohen një numër i madh i banorëve me ujë të pijshëm, është mjaft e rëndësishme pastërtia dhe ruajtja e mjedisit të pastër

SDK, duke qenë vazhdimisht aktive, është e përkushtuar që nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme të ndikoj në rritjen e vetëdijes qytetare dhe njëkohësisht të avokoj tek institucionet, për përkujdesjen ndaj ujit duke siguruar mirëmbajtje permanente përreth liqenit te Batllaves  në Orllan.

Ky aktivitet organizohet në kuadër të projektit “Aktivizmi qytetar dhe institucional në përmirësimin e gjendjes së mjedisit për ujë cilësor” projekt ky që mbështetet nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, dhe është duke u implementuar nga OJQ SDK. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Lajme
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori