Në distancë kohore prej disa javësh, tashmë ftesa ruse bërë Shqipërisë për ta braktisur rrugën drejt Bashkimit Evropian dhe për t’u bërë menjëherë pjesë e Bashkimit Ekonomik Euro-Aziatik, duket se është de facto një nxitje për Shqipërinë për të mos avancuar me standardet e saj demokratike, standarde të cilat fare qartë i kërkoi Bundestagu gjerman dhe i theksoi më tej në këndvështrim tjetër Presidenti Macron. Ftesa e Federatës Ruse tashmë duket qartë që ishte e mirëllogaritur, madje ndoshta edhe e koordinuar.
Ajo ftesë e bën Rusinë që të fitojë në të gjitha rastet e përgjigjes nga ana e Shqipërisë. Por, mesa duket, ajo ftesë e bën përfituese edhe forcën qeverisëse në Shqipëri, e cila e kërkon hapjen e negociatave me BE-në, mundësisht vetëm duke luajtur kartën gjeopolitike të “forcave të treta në Ballkan” dhe pa ndryshuar mundësisht aspak nga pozicioni i vet në raport me përmbushjen e kushteve të sipërcituara të partnerëve evropianë. Ndërsa, në kushtet aktuale, ajo që humbet nga ftesa ruse është demokracia në Shqipëri. Pse? Le t’i shohim të tria opsionet: “Po”, “Jo”, dhe “heshtje” si kjo që po ndodh prej javësh.
Një “Po” shqiptare ndaj ftesës, në fakt, përjashtohet nga Rusia. Ajo e ka fare të qartë këtë, sepse ne jemi vend i NATO-s që prej 11 vjetësh dhe popull pro amerikan që prej 100 vjetësh. Përgjigjja më realiste që pret Rusia është një “Jo” e prerë. Atëherë, pse e bëri ftesën?!
Konkretisht, Rusia e lexon fare mirë që mazhoranca qeverisëse në Shqipëri që prej dy vitesh e ka përdorur shumë fort kartën gjeostrategjike të “rrezikut rus në Ballkan”, me qëllimin për t’i argumentuar Bashkimit Evropian që ky i fundit t’ia hapë negociatat asaj për të ndalur atë rrezik. Theksimi i shpeshtë i këtij lloj mesazhi krahas avancimit jo të kënaqshëm prej disa vitesh në përmbushjen e kushteve reale të standardeve evropiane, është interpretuar nga media evropiane si një mungesë aftësie apo, aq më keq, vullneti nga ana e Shqipërisë, për të punuar për përmbushjen e atyre kushteve. Liderët politikë evropianë e kanë kuptuar këtë, pavarësisht se janë të ndjeshëm edhe ndaj kërcënimeve reale gjeopolitike. Së fundmi u detyrua edhe Presidenti i Francës, Macron, në revistën “The Economist”, t’i vlerësojë publikisht si “të pabaza pretendimet e rrezikut rus nëse nuk hapen negociatat”.
Mesazhi për negociatat ama ishte dhënë shumë më herët: zonja Ambasadore e Francës në Tiranë, në festimet e 14 korrikut 2018, kishte thënë shprehimisht se “nëse nuk e ndryshoni situatën (lidhur me luftën kundër krimit dhe korrupsionit) negociatat për anëtarësim jo vetëm që nuk do të hapen, por mund edhe të shtyhen pa afat”. E pra, prej korrikut 2018 e deri në tetor 2019 kishin kaluar gati një vit e gjysmë, por mesazhi nuk ishte marrë seriozisht. Për rrjedhim, në 14 korrikun e një viti më pas, 2019, zonja Ambasadore foli hapur për “zgjedhjet e çuditshme të qershorit në Shqipëri”. Mesazh shumë eksplicit, i cili sërish u nënvlerësua.
E, pra, kushdo që e njeh situatën në Shqipëri, e ka të qartë se një nga kushtet më të vështira për t’u plotësuar nga mazhoranca është ai i ndarjes së krimit nga pushteti si edhe ai i dënimit të krimeve elektorale: sepse plotësimi i këtyre dy kushteve do ta vinte përfundimisht në pikëpyetje status quo-në politike në Shqipëri, çka nuk përtypet mirë nga mazhoranca, në të drejtën e saj të interpretimit të gjërave. Ajo do thjesht që të marrë hapjen e negociatave dhe kështu të justifikohet që të vazhdojë qeverisjen deri në zgjedhjet e rregullta të 2021. Prandaj, mazhorancës i intereson aq shumë dhe e ka dëshiruar aq shumë një ftesë ruse si ajo që u bë botërisht. Dhe, madje, prandaj ajo po hesht ndaj kësaj ftese gjatë këtyre javëve. Jo sepse po mendohet a t’i thotë “Po” apo “Jo”. Nuk ka shans. Por, ajo po tenton të përdorë suspansën diplomatike për ta nxjerrë ftesën më fort në dukje dhe për t’i dhënë artificialisht asaj një peshë, që ndoshta nuk e ka. Lidhja që edhe Kryetari i Parlamentit i Shqipërisë i bëri këto ditë presionit kinez të 5G-së me votën “Jo” të Këshillit Evropian, është provë e kësaj këmbënguljeje. Por, zhvlerësimi publik që Presidenti Macron i bëri së fundmi kësaj teze të rrezikut rus apo kinez, e ka kthyer atë tezë në të pavlerë.
Megjithatë, mazhoranca në Shqipëri, me sa duket, ende po uron që debati i brendshëm në Bashkimin Evropian lidhur me “lëkundjen e rolit gjeopolitik të BE-së” apo lidhur me “hapjen e portave ndaj rrezikut rus e kinez në Ballkan për shkak të “Jo”-së franceze”, të bëjë të mundur që liderët e Këshillit Evropian të mbyllin sytë përpara kërkesave të tyre, lidhur me standardet demokratike të Shqipërisë dhe t’ia hapin asaj negociatat vetëm për shkaqe gjeostrategjike. Nëse ky urim do të bëhej realitet pikërisht kështu, kjo do të bënte që në Shqipëri, përveç plotësimit të Gjykatës Kushtetuese (me dhimbje) apo të SPAK-ut, ndoshta të mos lëvizte asgjë tjetër. Prandaj, kjo ftesë ruse erdhi ashtu si “rastësisht” në një moment “të artë”. Fakti që Presidenti Vuçiq e përdori publikisht njëkohësisht edhe ftesën ruse edhe “Jo-në” e BE-së, duke e përqeshur këtë të fundit si institucion “që s’mban fjalën”, uroj të jetë i rastësishëm…
Po pse, pra, i intereson Rusisë edhe një “Jo” shqiptare ndaj ftesës së saj? Thjesht, sepse Rusia nëpërmjet ftesës u ka dhënë një as në dorë atyre që duan hapjen e negociatave për shkaqe gjeopolitike, pa realizuar përmbushjen e standardeve demokratike. Nëse Shqipëria e merr hapjen e negociatave edhe pa i plotësuar kushtet e Bundestagut apo të Presidentit Macron, por thjesht për shkak të “presionit rus” edhe nëpërmjet ftesës, situata në Shqipëri do të hynte në stagnim edhe për vite të tjera. E, në këto kushte, një vend pa standarde të forta zgjedhore dhe pa sundim të fortë të ligjit, i intereson Rusisë për t’i hapur rrugë ndikimit të saj klientelist politik dhe ekonomik.
Prandaj, ftesa ruse tashmë ka filluar ta japë rezultatin e saj gjeopolitik, pavarësisht nga përgjigjja që do të marrë de jure nga Shqipëria: po, jo, apo heshtje. “Po”-ja ka vdekur që dje. “Jo”-ja nesër do t’i drejtohet Rusisë. Sot, “heshtja” i drejtohet ende… Këshillit Evropian.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476209620_1009006701257747_4514647024636820534_n-e1739291419392-780x439.jpg)
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë
![Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-71-780x439.jpg)
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij
![“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476557130_10232717841882449_7288129094962218818_n-780x439.jpg)
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma
![Kurti i drejtohet BE-së me letër: Serbia po shtyp shqiptarët e Luginës së Preshevës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/Mbledhja-e-Qeverise-Albin-Kurti-foto-Ridvan-Slivova-8-780x439.jpg)
Kurti i drejtohet BE-së me letër: Serbia po shtyp shqiptarët e Luginës së Preshevës
![KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/valmir-elezi1-780x439.jpg)
KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme
![KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqzddddd-780x439.png)
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht