LAJMI I FUNDIT:

Presidentja e Bolivisë kërcënohet me jetë, detyrohet të anuloj udhëtimin jashtë kryeqytetit

Presidentja e Bolivisë kërcënohet me jetë, detyrohet të anuloj udhëtimin jashtë kryeqytetit

Presidentja e përkohshme e Bolivisë, Jeanine Anez, është detyruar sot të heq dorë nga udhëtimi jashtë kryeqytetit – La Paz, për shkak të kërcënimeve me jetë që i ka dërguar një “grup kriminal”, ka njoftuar zëdhënësi i qeverisë.

E këto kërcënime i ka konfirmuar edhe ministri i Punëve të Brendshme, Arturo Murijo, i cili tha se ajo kishte paraparë të udhëtojë në vendlindjen e saj në provincën Beni në verilindje të Bolivisë, por ky udhëtim është anuluar për shkak të kërcënimeve me jetë, transmeton Telegrafi.


Ai nuk ka dhënë detaje për kërcënimet, duke pranuar se të përfshirë në këtë janë disa persona nga Venezuela, Kuba dhe Kolumbia. Gjatë një konference për media, Murijo ka deklaruar se qeveria do të bëjë gjithçka që zgjedhjet të mbahen në periudhën prej 90 ditëve.

“Do të kemi zgjedhje. Nderi më i madh për një qytetar të Bolivisë është të bëhet president i vendit, por ai person duhet të fitojë me vota, e jo me plumba apo goditje”, ka shtuar ai.

Kujtojmë që ish-presidenti Evo Morales, ka dhënë dorëheqje pas presionit dhe protestave të shumta e dhunës që shpërtheu në vend pas zgjedhjeve të 20 tetorit që i sollën fitoren – ku shumë e akuzonin se kishte mashtruar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

Botë
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Evropa
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Kalo në kategori