LAJMI I FUNDIT:

Anti-korrupsioni konstaton konflikt interesi, kërkon përgjegjësi nga zv.kryeministri Koço Angjushev

Anti-korrupsioni konstaton konflikt interesi, kërkon përgjegjësi nga zv.kryeministri Koço Angjushev

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) konstatoi konflikt interesi në rastin e heqjes së doganave për “akumulatorët”, që do të thotë se zv.kryeministri, Koço Angjushev ka marrë pjesë në seancën qeveritare kur është miratuar heqja e doganës për “akumulatorët”, duke fshehur kështu interesat private.

Komisioni e ftoi kryeministrin Zoran Zaev t’i kërkojë përgjegjësi nga zv.kryeministri për Çështje Ekonomike, Koço Angjushevit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ne e vërtetojmë gjendjen mbi bazë të argumenteve. Argumentët i morëm nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, por edhe nga ministritë tjera kompetente, siç është: Ministria e Ekonomisë, Ministria e Financave e të tjera. Sugjerimi ynë mbështetet në argumentet që vërtetuam rreth një pjesë të punës së zv.kryeministrit”, deklaroi Biljana Ivanovska – kryetarja e Komisionit.


Për këtë ka reaguar edhe vetë Angjushevi. Në një përgjigje me shkrim ai thotë se punon në interes të shtetit dhe qytetarëve.

“Në rastin konkret për ulje të doganës për bateri të litium-jonit për akumulatorë, konfirmoj edhe një herë se kam dorëzuar deklaratë me të cilën jam përjashtuar nga procedura dhe vendim-marrja. Nuk i di arsyet pse Anti-korrupsioni mori vendim. Kur të kem përgjigje me shkrim prej tyre, do të komentoj”, tha Angjushev./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Drejtësi
Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Siguri
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

Drejtësi
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin jashtë Kosovës

Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin jashtë Kosovës

Politikë
BE do t’i monitorojë zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë

BE do t’i monitorojë zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori