LAJMI I FUNDIT:

Tri projekte filmike nga Kosova, mbështeten nga SEE CINEMA NETWORK

Tri projekte filmike nga Kosova, mbështeten nga SEE CINEMA NETWORK

Rrjeti i Fondeve të Filmit të Evropës Juglindore (South Eastern Europe Cinema Network) ka mbështetur tri projekte filmike nga Kosova.

Qendra Kinematografike e Kosovës ka bërë të ditur se në Asamblenë e 30-të të mbajtur me 7 nëntor në Selanik, në kuadër të projekteve filmike fituese nga shtetet tjera të Evropës Juglindore, është vendosur që të përkrahet prodhimi i dy filmave të shkurtër: ‘Koagulimi’/’Coagulation’ me skenar dhe regji nga Noar Sahiti dhe ‘Sea By The River And River By The Sea’ me skenar dhe regji nga Sovran Ndrecaj, si dhe zhvillimi i skenarit për filmin e gjatë ‘Woman of the House’ nga Fatos Berisha.


Për Kosovën është viti i dytë si anëtare e SEE CINEMA NETWORK që ka për qëllim të krijojë bashkëpunim mes shteteve anëtare që përmes kinemasë të eksplorohet e përbashkëta e identitetit evropian, duke integruar dhe festuar diversitetin kulturor dhe traditat e ndryshme.

Në trend Kultura

Më shumë
Grave

Grave

Fjala+
Historia e marigonave të Kosovës: Qëndisën flamuj edhe kur ishte e ndaluar

Historia e marigonave të Kosovës: Qëndisën flamuj edhe kur ishte e ndaluar

Kulture
PËRDHUNIMI

PËRDHUNIMI

Fjala+
PËRKORJE

PËRKORJE

Poezi
SHTËPIA E RE

SHTËPIA E RE

Poezi
MBRETI I TULËS

MBRETI I TULËS

Poezi
Kalo në kategori