LAJMI I FUNDIT:

Komiteti i Helsinkit: Dënojmë pengimin e protestave civile në Tetovë

Komiteti i Helsinkit: Dënojmë pengimin e protestave civile në Tetovë

Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut thotë se ngjarja e djeshme në Tetovë, për të cilën njoftuan “Eco Guerilla”, qendra “Loja” dhe “Transformatorët rajonalë”, paraqet shkelje të së drejtës kushtetuese për protesta të qeta.

Komiteti i Helsinkit e dënon largimin dhe shkatërrimin e ekspozitës me fotografi, e cila dje u vendos nga disa aktivist qytetarë, ndërsa sipas tyre, fotografitë u larguan nga zyrtarët e Komunës së Tetovës, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Gjysmë ore pasi një grup qytetarësh kanë vendosur fotografi në disa lokacione në Tetovë, disa persona me makinën zyrtare të Komunës së Tetovës e kanë shkatërruar dhe larguar ekspozitën. Me këtë akt të dhunës, drejtpërdrejtë është sulmuar liria e shprehjes dhe është shkelur e drejta dhe liria e njeriut”, thonë nga Komiteti i Helsinkit.

Ata presin që Komuna e Tetovës dhe Ministria e Punëve të Brendshme të punojë për zbardhjen e këtij incidenti dhe personat e përfshirë të mbajnë përgjegjësi./Telegrafi/

Eco Guerilla: Vandalizëm nga Komuna e Tetovës
Lexo po ashtu Eco Guerilla: Vandalizëm nga Komuna e Tetovës

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori